LAJMI I FUNDIT:

​Përplasje në KQZ për zgjedhjet në Podujevë

​Përplasje në KQZ për zgjedhjet në Podujevë

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka pasur përplasje mes kryetares së këtij Komisioni, Valdete Daka dhe anëtarit të LVV-së, Alim Rama lidhur me propozimin e kësaj partie për rivlerësim të gjendjes epidemiologjike në Podujevë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Megjithatë, kërkesa e Alim Rama anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kaluar në KQZ.


Ai ka kërkuar që të futet si pikë e rendit të ditës rekomandimi drejtuar IKShP-së për rivlerësim të gjendjes epidemiologjike në Podujevë.

Por, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë KQZ-ja nuk duhet të marr asnjë rol ekzekutiv lidhur me këtë për zgjedhjet në Podujevë.

Ajo me zë të lartë i është drejtuar anëtarit Rama ta propozojë këtë çështje për rend të ditës.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar anëtari i KQZ nga LVV-së, Alim Rama, raporton kp.

“Kryetare zërin mos e ngrit. Kërkesa ime është që të futet në rend dite kërkesa drejtuar IKShP-së për rivlerësim të gjendjes epidemiologjike në Podujevë”, tha Rama.

Futja në rend ditë e kësaj pike, nuk mori mbështetjen më shumë se dy vota për, ndërsa të gjithë anëtarët tjerë ishin kundër që të bëhet një kërkesë në IKSHP për rivlerësimin e gjendjes epidemiologjike në Podujevë.

Në mbledhjen e KQZ-së është miratuar plani i buxhetit të KQZ-së për vitin 2021 në vlerë prej 14 milionë e 337 mijë e 367 euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori