LAJMI I FUNDIT:

​Përplasje në Komisioni, deputetët kërkuan të nxjerrët nga salla përfaqësuesin e ME-së

​Përplasje në Komisioni, deputetët kërkuan të nxjerrët nga salla përfaqësuesin e ME-së

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku ishte duke u diskutuar në lidhje me gjendjen për ndërmarrjen e Trepçës, pati përplasje në mesë deputetëve të opozitës dhe një përfaqësuesi të Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo për shkak të deklaratës së udhëheqësit të një njësie për monitorimin e ndërmarrjeve publike në këtë ministri, Valon Perbreza, i cili akuzoi deputetin Pal Lekaj për fjalë të pavërteta lidhur me ministren Rizvanolli.


Ai tha se ministrja është jashtë vendit.

“Zotëri Lekaj e tha një të pavërteta të madhe se ministrja nuk është në Kosovë, ajo është jashtë në udhëtim zyrtar, ju garantoj për këtë pjesë…Politika duhet që të hiqet nga Trepça… E vërteta po ju dhemb”, tha Prebeza.

Pas kësaj deklarate, deputeti nga AAK, Pal Lekaj ka reaguar në mënyrë agresive. I njëjti deshti ta lëshoi mbledhjen, duke thënë se vetëm ka informacione.

“Unë thash që kam informacione”, tha Lekaj.

Largimin e tij nga salla me tone të larta e kërkoi edhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri dhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjkau.

Bunajku tha se nuk ka kompetenca për akuza Preberza.

“Le të dalë jashtë, me çfarë kompetente akuzon këtu”, tha Bunjaku.

Mes tjerash, deputeti nga pozita, Armend Muja tha se Qeveria aktuale ka investuar më shumë se sa që është investuar ndër vite. Sipas informacioneve që ka pranuar paga mesatare e një minatori është 950 euro.

“Nga raporti që kam është se paga e mesatare e një minatori është 950 euro bruto”, tha Muja.

Porse, me këtë nuk u pajtua minatori Gani Osmani. Ai tha se të dhënat në raport që i prezantoi deputeti Muja nuk janë të vërteta.

“Janë total të pa vërteta. Paga ime 846 euro me shujta. Ju të gjithë keni qenë në pushet, kjo nuk është bërë për dy vite, por kurrë ma keq nuk ka qenë gjendja”, u shpreh Osmani.