LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti “sfidon Thaçin e Kurtin” nga oborri i Presidencës dhe Qeverisë: Ejani po ju pres, të ndihmojmë qytetarët

Ahmeti “sfidon Thaçin e Kurtin” nga oborri i Presidencës dhe Qeverisë: Ejani po ju pres, të ndihmojmë qytetarët

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një video-mesazhi ka kërkuar nga presidenti, Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të ndërpresin debatet e të përqendrohen në luftën ndaj coronavirusit.

Ahmeti i cili shfaqet në një video nga oborri i ndërtesës së Presidencës dhe Qeverisë, ka sfiduar ata që të shkojnë e të bëhen bashkë për të iu ndihmuar qytetarëve, transmeton Telegrafi.

“Gjendem saktësisht në mes të Presidencës dhe Qeverisë, distanca e njëjtë. Veç deshta me ju thanë se këtu jam, tu ju prit jam, merrne kë të doni, këtu me gjeni e hajdeni të shpërndajmë ndihma pako ushqimore për ata që kanë nevojë, leni këto sene, e ma mirë me iu ndihmu qytetarëve, deri të kalon pandemia këtu më gjeni”, thotë Ahmeti.

Ndryshe, presidenti Thaçi dhe kryeministri Kurti janë përfshirë në një debat të ashpër lidhur me kthimin e kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori