LAJMI I FUNDIT:

Përplasja mes dy aeroplanëve ishte e vogël, por shkaktoi telashe – pamje të incidentit në pistën e aeroportit të Bostonit

Përplasja mes dy aeroplanëve ishte e vogël, por shkaktoi telashe – pamje të incidentit në pistën e aeroportit të Bostonit

Pasagjerët në bordin e një aeroplani kanë kapur momentin kur një aeroplan i United Airlines u përplas me aeroplanin e tyre në aeroportin Logan të Bostonit.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ata janë detyruar të zbresin nga aeroplani dhe të rezervojnë biletat e tyre.


Dy aeroplanët thuhet se u përplasën të premten pasdite teksa aeroplani i parkuar i Delta priste të nisej për në Detroit.

Për fat të mirë, nuk u raportua për ndonjë të lënduar dhe pasagjerët kanë vazhduar me procedurat e mëtejshme. /Telegrafi/