LAJMI I FUNDIT:

Përplasi për vdekje të miturin në Shëngjin, arrestohet 56-vjeçari

Përplasi për vdekje të miturin në Shëngjin, arrestohet 56-vjeçari

Policia ka arrestuar 56-vjeçarin Sh. P., i cili ka aksidentuar për vdekje një 6-vjeçar në qendër të Shëngjinit.

Fëmija u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.


Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme, 18 gusht rreth orës 08:45 të mëngjesit.

Aksidentet kanë shkaktuar bilanc tragjik në rrugë këtë verë, ku shkak kryesor sipas ekspertëve ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit. /Ora News/