LAJMI I FUNDIT:

Përplasi për vdekje një person, arrestohet shoferi i furgonit në Tiranë

Përplasi për vdekje një person, arrestohet shoferi i furgonit në Tiranë
Foto: Ilustrim

Një 63-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi ka përplasur për vdekje një person në autostradën Tiranë-Elbasan.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të hënës në orën 20:40 në rrugën interurbane që lidh kryeqytetin me juglindjen e vendit.


Viktima nuk është identifikuar ende, ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e rrethanave she shkaqeve të aksidentit.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasi R. K., 63 vjeç, banues në Peqin, pasi ditën e djeshme, në orën 20:40, në autostradën Tiranë-Elbasan, duke drejtuar një furgon tip “Benz”, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar të moshës rreth 75-80 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.