LAJMI I FUNDIT:

Përpjekjet e çmendura për ta futur divanin në veturë

Përpjekjet e çmendura për ta futur divanin në veturë

Në Melbourne të Australisë, është fotografuar një djalë i ri, duke provuar të fus një divan mjaft të madh, në një veturë të zakonshme.

Djaloshi me bishtalec, që është quajtur “hipster”, ka marrë komente të ndryshme, për shkak të mos llogaritjes si duhet të hapësirës së makinës, transmeton Telegrafi.


“Nuk dimë se çfarë plani kishte, por herën tjetër duhet të mendon më mirë”, është një koment rreth rastit.

Nuk bëhet e ditur nëse ai ia ka dalë, apo ka angazhuar një bartës adekuat. /Telegrafi/