LAJMI I FUNDIT:

Përpjekje për vrasje në Libi, sulmuesit qëlluan në drejtim të veturës së Ministrit të Brendshëm

Përpjekje për vrasje në Libi, sulmuesit qëlluan në drejtim të veturës së Ministrit të Brendshëm

Një grup burrash të armatosur hapën zjarr ndaj një autokolone veturash sot në Tripoli që bartte Ministrin e Brendshëm të Libisë, Fathi Bashagha, por ministri arriti të shmangte të shtënat pa lëndime.

Sulmuesit hapën zjarr të rëndë mbi karvanin e Bashaga ndërsa kalonte nëpër Tripolin perëndimor pasi vizituan Korporatën Kombëtare të Naftës dhe selinë e policisë, tha i njëjti burim.


Rojet e Bashaga kthyen zjarr dhe ndoqën sulmuesit. Njëri u vra, tjetri u plagos dhe dy të tjerët u morën në paraburgim, raporton ap.

Sulmi vjen ndërsa qeveria e njohur ndërkombëtarisht e marrëveshjes kombëtare (GNA), anëtarja e së cilës është Bashaga, përgatitet t’i japë rrugë një qeverie kalimtare të zgjedhur si pjesë e një procesi të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara që synon bashkimin e palëve ndërluftuese libiane, transmeton Telegrafi.

Bashaga, një figurë e shquar në qytetin Misrata, humbi garën për kryeministër në qeverinë e unitetit, por mbështeti publikisht administratën e re.

Të dhënat e para të hetimit tregojnë se personat që sulmuan karvanin të dielën ishin nga Zavija, një qytet tjetër me ndikim, i cili ndodhet rreth 45 kilometra në perëndim të Tripolit.

Dhjetë vjet pas kryengritjes së Pranverës Arabe 2011, në të cilën NATO gjithashtu mori pjesë dhe përmbysi regjimin e Muammar Gaddafit, Libia akoma është mes betejave të pushtetit midis dy kampeve kundërshtare të mbështetur nga vende të ndryshme.

Të dy kampet nënshkruan një marrëveshje armëpushimi të sponsorizuar nga OKB-ja më 23 tetor.

Biznesmeni Abdel Hamid Dbeibah u emërua kryeministër i përkohshëm në 5 shkurt dhe me një presidencë kalimtare prej tre anëtarësh, pushteti duhet të sigurohej deri në zgjedhjet kombëtare të dhjetorit 2021. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori