LAJMI I FUNDIT:

​Përparim Rama vendos për themelimin e Zyrës koordinuese për diasporën në Prishtinë

​Përparim Rama vendos për themelimin e Zyrës koordinuese për diasporën në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama sot ka marrë vendim për themelimin e Zyrës koordinuese për Diasporën në kuadër të kryeqytetit.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se hapja e kësaj zyre në nivel lokal ishte nevojë dhe kërkesë e kahershme.


Zyra koordinuese, e cila do të funksionalizohet shumë shpejt, do të merret me organizimin e ngjarjeve që promovojnë partneritetet e reja biznesore, rritjen e eksporteve dhe tërheqjen e investimeve të huaja nga diaspora në kryeqytet.

Zyra po ashtu do t’iu përgjigjet pyetjeve të diasporës lidhur me zhvillimin e biznesit dhe investimeve të tyre, ofrimin e këshillave në lehtësim të procedurave administrative dhe shërbimeve të dhëna nga Komuna, veçanërisht gjatë fluksit të madh të vizitorëve nga diaspora gjatë sezonit të pushimeve.

Po ashtu zyra do të luajë rol në zhvillimin dhe shpërndarjen periodike të përmbajtjeve të rëndësishme informative me rëndësi për diasporën lidhur me zhvillimet në kryeqytet, me theks të veçantë në çështje ekonomike dhe kulturore, si dhe zhvillimin e një mekanizmi për të mundësuar transferimin e njohurive dhe aftësive nga profesionistët e diasporës në departamente të ndryshme komunale.

Zyra koordinuese do të vendosë në shfrytëzim marrëdhëniet dhe ndikimin e pjesëtarëve të diasporës në vendet e tyre rezidente, për të promovuar turizmin, produktet vendore dhe sektorë të tjerë ekonomikë me interes, krijimin e databazës përfshirëse të pjesëtarëve te diasporës nga kryeqyteti dhe inicimin e krijimit të platformave filantropike në diasporë, me qëllim të ofrimit të mbështetjes financiare në kauzat me interes të kryeqytetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori