Tregim nga: Franz Kafka
Përktheu: Xhevat Lloshi (pjesë nga “Muri i madh kinez”)
Përpara drejtësisë qëndron një portier. Te ky portier vjen një njeri nga fshati dhe i kërkon ta lejojë të dalë përpara drejtësisë. Por, portieri i thotë se tani për tani nuk mund të lejonte. Ky burri u mendua dhe pastaj e pyeti, a mos do të thoshte kjo se do ta pranonin më vonë.
– Ka mundësi – iu përgjigj portieri,- por jo tashti.
Meqë porta që të çonte përpara drejtësisë ishte e hapur si gjithmonë dhe portieri qëndronte mënjanë, fshatari u përkul të shihte brenda nëpër portë. Kur e pa këtë portieri, qeshi e tha:
– Nëse kjo të josh, përpiqu të hysh pavarësisht nga ndalimi im. Por, mos harro: unë jam i fuqishëm. Gjithsesi, jam vetëm portieri më i ulët në gradë. Te sallat njëra pas tjetrës rrinë derëtarë të tjerë, secili më i fuqishëm se i parafundit. Vetëm pamja e të tretit është diçka që as unë nuk do ta duroja dot.
Fshatari nuk e kishte menduar se do t’i dilnin të tilla vështirësi: ai kishte menduar se drejtësia duhet të jetë i arritshme për të gjithë dhe në çfarëdo kohë: mirëpo, kur e vështroi më nga afër portierin veshur me gëzof, më një hundë të madhe me majë, me mjekër si të tartarëve, të zezë, të gjatë e të rrallë, mendoi se gjithsesi do të ishte më e mirë të priste derisa t’i dilte leja për të hyrë. Portieri i dha një stol dhe e la të ulej nga njëra anë e portës. Ndenji aty burri për ditë e për vite me radhë. Bënte gjithfarë përpjekjesh për ta lejuar dhe mërziste portierin me kërkesat e veta. Portieri shpesh i bënte një shqyrtim të vogël, e pyeste për shtëpinë e për shumë gjëra tjera, porse këto ishin pyetje pavetësore, ashtu siç i bëjnë funksionarët, e gjithmonë arrinte në përfundimin se nuk mund ta pranonte dhe përsëri ia thoshte. Fshatari, që ishte pajisur mirë për këtë udhëtim, përdorte gjithçka kishte me vete, sado e çmueshme të ishte, qe t’i jepte ryshfet portierit. Ky gjithmonë e pranonte diçka, por ndërsa e merrte ryshfetin, i thoshte:
– Po e pranoj që ti të mos kujtosh se nuk ke lënë gjë pa bërë.
Gjatë shumë vjetësh fshatari po e vëzhgonte portierin pothuaj pa ndërprerje. I harroi derëtarët e tjerë dhe ky i pari i dukej si e vetmja pengesë që ia zinte rrugën për të shkuar te e drejta. Mallkonte fatin, me zë të lartë e me tërbim në vitet e para: por më vonë, kur po plakej, thjesht mërmëriste me vete.
U bë si kalama dhe prej shqyrtimit të gjatë të portierit madje kishte zbuluar se e kishte plot me pleshta jakën e gëzofit, e kështu iu lut pleshtave që ta ndihmonin dhe t’ia prishnin mendjen portierit. Më në fund edhe shikimi nisi ta linte e nuk e dinte më, nëse vërtet po ngrysej rreth tij apo thjesht ishin sytë që po e gënjenin. Por, në të vërtetë përmes errësirës mund të shquante një rreze që vinte e etur nga dera e drejtësisë. Tashmë nuk i kishin mbetur shumë vjet jetë. Përpara vdekjes në mendje iu grumbulluan gjithë përvojat e viteve të gjata së bashku dhe përfituan një pyetje, që asnjëherë nuk ia kishte bërë më përpara portierit. Ia bëri me shenjë, sepse nuk mund ta ngrinte më trupin e vet që po shtangej. Portieri u detyrua të përkulej, sepse ndryshimi në lartësi ishte rritur mjaft jo në të mirë të fshatarit.
– E çfarë të ka mbetur pa marrë vesh?- e pyet portieri – qenke i pangopur.
– Sigurisht që cilido njeri lufton ta arrijë drejtësinë – i përgjigjet burri – por si ka ndodhur që gjatë gjithë këtyre viteve të shumta asnjë njeri, përveç meje, nuk ka kërkuar leje për t’u pranuar?
Portieri e pa që atij burri i kishte ardhur fundi dhe për ta dëgjuar veshët që po e linin, e ngriti zërin dhe i ulëriti:
– Askush tjetër askurrë nuk do të pranohej këtu, sepse kjo derë ishte caktuar vetëm për ty. E tashti unë po e mbyll.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Agjenti i dyfishtë i Luftës së Ftoftë: Si e mashtroi Tito, Perëndimin?

Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut nuk janë origjinale?

Enver Hoxha dhe Skënderbeu në një pikturë!

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Vangelis dhe Irene Papas: Kënga për shqiptarin e përvetësuar nga grekët

Shqipëria e viteve 1913-1914: 96 pamje nga koha e Wiedit dhe Misionit Ushtarak Holandez

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Ish-ministri Mehaj për ngjarjet në veri: Edhe 10 mijë euro rrogë janë pak për djemtë e Kosovës, ata nuk janë thesar i asnjë partie politike

Hovenier për “Politico”: Sulmi ishte i koordinuar dhe sofistikuar – armët e konfiskuara nuk mund t’i siguronte një qytetar i thjeshtë