LAJMI I FUNDIT:

Përmes” Ruje, mos e gjuj” synohet vetëdijesimi për menaxhim të mbeturinave

Përmes” Ruje, mos e gjuj” synohet vetëdijesimi për menaxhim të mbeturinave

Sot është lansuar kampanja “Ruje, mos e gjuj”, i cili synon ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e sistemi të duhur për menaxhimit të mbeturinave dhe riciklimit. Në kuadër të këtij projekti do të organizohen një sërë aktivitetesh me qëllim që të mblidhen dhe riciklohen shishet e plastikës si dhe kënaçet.

Me këtë rast u nënshkrua edhe memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet ministrit të Mjedisit, Fatmir Matoshi, “Green Art Center”, “Coca Cola HBC Kosova” dhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.


Implementimi i projektit “Ruje, mos e gjuj” filloi sot dhe do jetë aktiv deri në nëntorin e këtij viti.

Këtë projekt si shembull të mirë për riciklim të mbeturinave e ka konsideruar ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Matoshi tha se Kosova kurrë nuk ka qenë në rrugë më të mirë për të eliminuar mbeturinat, derisa theksoi nevojën për bashkëpunim më të madh me komunat dhe vetëdijesimin e qytetarëve.

“Me mbështetjen e GIZ këtë vit ka nisur hapat për krijimin e sistemit të kthimit të depozitave dhe rimbursim për çdo shishe të kthyer. Kjo sigurisht do të ndikojw pozitivisht në mbrojtjen e mjedisit nga ndotja. Krahas kësaj në fushën e menaxhimit të mbeturinave ne po ashtu bashkë me GIZ kemi lansuar edhe një grand prej 7 milionw eurosh për të mbështetur komunat në këtë fushë .Shteti ynë si asnjëherë më parë nuk ka qenë më afër dhe më fuqishëm se tani i vendosur në eliminimin e ndotjes nga plastika dhe në përgjithësi” , tha Matoshi. .

Këtë projekt e ka mirëpritur edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i cili u shpreh se komuna që ai udhëheqë është bërë lider në Kosovë për ndarjen e mbeturinave në burim.

“Dua të falënderoj qytetarët e Vushtrrisë që po i përgjigjen në mënyrë pozitive thirrjes sonë të përbashkët që të kemi një ambient më të pastër dhe më të sigurt. Vërtet që një prej detyrave tona themelore është që përveç që të lëmë një vend dhe shtet më të mirë, të lëmë një ambient më të pastër për gjenerata që vijnë pas nesh dhe këtë detyrë duhet ta kryejmë të gjithë së bashku…Pa një sistem të qëndrueshëm dhe pa një përkrahje financiare e strukturuar e tërë komunave nga ana e nivelit qendror, komuna do e kenë shumë të vështirë që vetë me mjetet e tyre vetanake të përmbushin këtë detyrë“, tha Tahiri.

Drejtori ekzekutiv i Coca-Cola HBC Kosova, Neritan Tira u shpreh se synim i kësaj kompanie është që të mbështesin komunitetin lokal në Kosovë për menaxhim si duhet të mbeturinave.

“Synimi ynë konkret është që në vendet ku veprojmë dhe operojmë të mbledhin ekuivalentin e 40 për qindëshit e paketimit tonë primar brenda vitit 2020 , dhe më tutje 75 për qind deri në vitin 2025 të përdorim të paktën 50 për qind të këtij materiali të ricikulueshëm nëpër ambalazhet deri në vitin 2030. Ky është mentalitet dhe parim udhëzues me të cilin ne si kompani veprojmë“, tha Tira.

Drejtoresha ekzekutive e “Green Art Center”, Merlina Beu Muçaj tha se kjo kampanjë ndihmon në ngritjen e vetëdijes qytetare për ndarjen e mbeturinave.

“Do të ndihmoj në ngritjen e vetëdijes qytetare për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në burim. Ky projekt me moton “Ruje, mos e gjuj” e jep vetvetiu mesazhin për rëndësinë e riciklimit si vlerë ekonomike në ato që ne në jetë të përditshme i quajmë mbeturina, pikërisht do jenë institucionet tona universitare që do jenë zbatimin e skemës së riciklimit”, u shpreh Muçaj.

“Ruje, mos e gjuj” është projekt që do të implementohet nga organizata jo qeveritare “Green Art Center” në këto lokacione:Qendra e Studentëve në Prishtinë, Kolegji AAB, Kolegji RIT dhe 500 familje në komunën e Vushtrrisë. Në të gjitha lokacionet do të shpërndahen shporta të vogla dhe të mëdha për mbledhjen e shisheve të plastikës dhe kënaçeve./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori