LAJMI I FUNDIT:

Përmbytjet dhe “temperaturat e akullta” vazhdojnë të shkaktojnë probleme në disa pjesë të Evropës

Përmbytjet dhe “temperaturat e akullta” vazhdojnë të shkaktojnë probleme në disa pjesë të Evropës

Ndikimi i motit dimëror pritet të zgjasë edhe disa ditë dhe moti me borë dhe reshjet e dendura kanë vazhduar të shkaktojnë probleme në të gjithë Evropën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në Danimarkë, bora dhe shiu po zëvendësohen nga ngricat, me ditët e akullta që vështirësojnë qarkullimin.


Si rezultat, policia në Jutlandën Lindore u ka kërkuar njerëzve që të shmangin daljet e panevojshme.

Ndërkohë banorët e qyteteve buzë lumenjve në Angli panë përmbytje nga shirat që përshkuan Evropën këtë javë.

Një stuhi e fuqishme me erëra përmbyti më shumë se 1000 shtëpi dhe biznese dhe la disa komunitete nën ujë me baltë, thanë zyrtarët.

I ftohti ekstrem i Finlandës ngrin shpejt edhe ujin e nxehtë
Lexo po ashtu I ftohti ekstrem i Finlandës ngrin shpejt edhe ujin e nxehtë

Në Gloucester në Anglinë jugperëndimore, ndërtesat dhe makinat u zhytën pasi rrugët u kthyen në përrenj, tokat bujqësore u përmbytën dhe varkat pësuan gjithashtu.

Qindra paralajmërime për përmbytjet janë vendosur tani dhe Agjencia e Mjedisit thotë se ndikimi nga përmbytjet mund të zgjasë edhe pesë ditë të tjera.

Veç këtyre, rritja e ujërave të përmbytjeve kanë rrezikuar kolapsin e digave në pjesë të Gjermanisë veriore të goditura nga shirat e dendur prej disa ditësh.

Gjermania ka mobilizuar vullnetarë nga shërbimet e mbrojtjes civile. Miliona thasë me rërë janë shpërndarë në zonat e goditura nga përmbytjet për të mbrojtur vendbanimet dhe digat.

Në një fshat në Saksoninë e Ulët që u godit veçanërisht rëndë, ka mbërritur ndihma nga Franca.

Por temperaturat pritet të bien ndjeshëm në Francë gjatë ditëve në vijim. Banorët e rajonit Pas-de-Calais, të cilët janë prekur nga përmbytjet, janë të shqetësuar për të ftohtin.

Nëse ujërat e përmbytjeve nuk “tërhiqen” shpejt, ngrica mund të shkaktojë dëme të mëdha në shtëpitë e tyre me lagështirë.

“Është një katastrofë nëse ngrin… muret do të plasariten, gjithçka. Ngrirja bën që gjithçka të shpërthejë. Ja çfarë është i ftohti”, tha një banor i Montreuil-sur-Mer, ku njerëzit po bëjnë çmos për të mbrojtur shtëpitë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori