LAJMI I FUNDIT:

I ftohti ekstrem i Finlandës ngrin shpejt edhe ujin e nxehtë

I ftohti ekstrem i Finlandës ngrin shpejt edhe ujin e nxehtë

Temperaturat e ulëta në Finlandë, frymëzuan një turist të Arktikut që të hidhte ujë të nxehtë në ajrin e ftohtë, dhe ta shikonte atë të kthehej menjëherë në pluhur akulli.

Lauri Untamo, 49 vjeçari nga Finlanda jugore, ishte me pushime në Lapland kur temperaturat ranë në -30 gradë Celsius.


Ai tha se kishte parë video të ndryshme të trukut me ujë në rrjete sociale, por kurrë nuk kishte pasur ngricë të mjaftueshme sa në Finlandë për ta provuar atë.

Ndryshe, vendet nordike kanë mot jashtëzakonisht të ftohtë. Temperatura më e ulët në 25 vitet e fundit është regjistruar në Enontekio dhe ishte -44.3 gradë Celsius.

Por, pavarësisht motit Untamo dhe miqtë e tij kanë shijuar edhe aktivitete të tjera si skijimi dhe ecja në pyjet me borë. /Telegrafi/