LAJMI I FUNDIT:

Përmbyten rrugët në Durrës, shkak reshjet e dendura të shiut

Përmbyten rrugët në Durrës, shkak reshjet e dendura të shiut

Durrësi është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, për shkak të motit të keq që është prezent në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Për shkak të vërshimeve të shumta të ujit, janë shfaqur edhe problemet e para në rrugët e qytetit.


Reshjet intensive që kanë zgjatur për rreth 60 minuta pa ndërprerje, kanë përmbytur rrugë e bodrume nëpër pallate.

Problemet në qarkullim janë shfaqur kryesisht tek kryqëzimi i stadiumit, rrugët Mujo Ulqinaku, Hysen Myshketa dhe rruga Egnatia në afërsi të portit.

Prurjet e shumta kanë nxjerrë jashtë funksionit kanalizimet të cilat janë bllokuar.

Shirat e dendur dhe situata në qytetin e Durrësit nuk kanë shkaktuar probleme në port pasi të gjitha tragetet kanë mbërritur dhe janë nisur në kohë./TV Klan