Premtimet e partive politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, për rritje ekonomike deri në 8 për qind apo edhe më shumë, janë në mospërputhje të plotë me parashikimet e Bankës Botërore.
Banka Botërore në raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor të publikuar në prill të këtij viti, ka vënë në pah se Kosova kishte shënuar rritje ekonomike prej 3.6 për qind në vitin 2016, kurse gjatë këtij viti, rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.9 për qind.
Derisa, në raportin e fundit të publikuara nga Banka Botërore për rritjen ekonomike botërore, në pjesën për Kosovën, thuhet se për dy vitet e ardhshme 2018 dhe 2019, rritja ekonomike nuk do të jetë më e lartë se 4.4 për qind.
Ndërkohë, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportet për Kosovën, nuk ka parashikuar rritje ekonomike më shumë se 3.5 për qind në vitin 2017.
Kosova, rritjen ekonomike më të lartë e kishte shënuar në vitet 2010 dhe 2011 dhe atë jo më shumë se mbi 5 për qind.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi thotë për Radion Evropa e Lirë se premtimet e partive politike për rritje ekonomike deri në 8 për qind nuk janë në harmoni me parashikimet e Bankës Botërore, dhe se si të tilla nuk mund të jenë edhe të realizueshme.
Sipas tij, me trendet aktuale ekonomike në të cilat është Kosova, premtimet për dyfishim të rritjes ekonomike, janë të parealizueshme.
“Nëse marrim parasysh projektet aktuale të cilat janë planifikuara dhe janë në zbatim e sipër, rritja ekonomike në dy vitet e ardhshme nuk parashikoj të jetë mbi 5 për qind, do të sillet rreth 4 për qind”, thekson Gashi.
Për përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë, premtimet për rritje ekonomike dhe më pas rritjen e buxhetit të shtetit, që po bëhen nga përfaqësuesit e partive politike, ekonomikisht janë të parealizueshme.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini i tha Radios Evropa e Lirë se premtimet e partive politike për rritje ekonomike, nuk kanë bazë ekonomike.
“Premtimet për rritje ekonomike, jo që nuk janë të realizueshme, por janë të pamundshme me rritjen ekonomike aktuale. Për me keq në vitin 2017 do të kemi rritje ekonomike më të ulët, pasi që do të shënojmë rënie gati në të gjithë sektorët. Parametrat për këtë vit janë negativ, do të kemi rënie të investimeve, të eksporteve. Pra, gjithë kjo çka e premtojnë partitë politike në kohën dhe në gjendjen që është Kosova nuk mund të realizohen”, thekson Shahini.
Ndërkohë, mundësia për të pasur rritje më të lartë ekonomike se 4 për qind, sipas ekspertit të ekonomisë Naim Gashi, në Kosovë duhet të ketë investime të mëdha si në ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, investime në fushën e minierave dhe mineraleve, në turizëm si dhe në realizimin e projektit për Brezovicën.
“Të gjitha rritjet ekonomike që janë mbi 7 për qind janë vështirë të realizueshme, por jo të pamundshme, pasi nëse në Kosovë mund të vijnë investitorë të huaj të cilët investojnë në kapacitete të reja energjetike, siç është termocentrali ‘Kosova e re’, atëherë do të ketë nxitje ekonomike e cila mund të ndikojë në masën e përgjithshme të bruto produktit vendor deri në 2 për qind shtesë rritje ekonomike në rritjen aktuale”, thekson Gashi.
Partitë politike u kushtojnë rëndësi premtimeve për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës, për faktin se Kosova mbetet ndër vendet më të varfra në Evropë dhe me shkallë të lartët ë papunësisë.
Rritjet ekonomike që Kosova ka pasur përgjatë viteve, ndonëse ishin konsideruar të jenë më të lartat në rajon, për analistët ekonomikë ishin konsideruar të jenë të pamjaftueshme për t’i adresuar problemet thelbësore që ka Kosova, siç janë papunësia dhe varfëria.
Në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës thuhet se 17.6 për qind e popullsisë së Kosovës jeton nën kufirin e varfërisë, me 1.82 euro në ditë dhe 5.2 për qind e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë së skajshme me 1.30 euro për të rritur në ditë. Ndërkaq, papunësia në Kosovë është 28.7 për qind. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit