LAJMI I FUNDIT:

Përmbyset renditja botërore e miliarderëve, Bernard Arnault tejkalon Bill Gates

Përmbyset renditja botërore e miliarderëve, Bernard Arnault tejkalon Bill Gates

Miliarderi më i pasur i kontinentit Bernard Arnault ka tejkaluar Bill Gates, për t’u bërë njeriu i dytë më i pasur në botë, pas Jeff Bezos të Amazon, i cili përsëri është në pozitë të parë.

Pasuria prej 107 miliardë dollarësh e Arnault ka dalë mbi vlerën e themeluesit të Microsoftit, Bill Gates, pasuria neto e të cilit aktualisht vlerësohet 106.7 miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.


Ai i cili ka në zotërim grupin e produkteve dhe shërbimeve të luksit LVMH Moët Hennessy, është pronar i shtëpive të modës Louis Vuitton dhe Christian Dior, si dhe i shumë bizneseve të tjera të bizhuterive, parfumeve e kozmetikës, apo edhe shërbimeve të hotelerisë, duke pasur një portofol shumë të diversifikuar.

Në muajin prill ai tejkaloi kreun e Zara, Amancio Ortega, duke u bërë njeriu më i pasur në botë në industrinë e modës, ndërsa vetëm para disa ditësh qarkulloi lajmi se Arnault ka nisur bisedimet për blerjen e gjigantit amerikan të bizhuterive Tiffany.

Arnault është aktualisht vetëm 5.3 miliardë dollarë larg Jeff Bezos të Amazon, njeriut më të pasur të botës. Në muajin qershor, kur vlera neto e pasurisë së tij arriti 100 miliardë dollarë, ai u bë miliarderi më i pasur i Evropës. /Telegrafi/