LAJMI I FUNDIT:

Përmbyllet me sukses ngjarja “ARE YOU A CHAMPION OF SUCCESS?” në Ferizaj

Përmbyllet me sukses ngjarja “ARE YOU A CHAMPION OF SUCCESS?” në Ferizaj

Ngjarja “Are You a Champion of Success?” përmbyllet edhe me një sukses të radhës, këtë herë në qytetin e Ferizajit!

Ngjarja motivuese e cila grumbulloi rreth 160 të rinj u mbajt të enjten e kaluar  në Teatrin Adriana në Ferizaj. E udhëhequr nga nikoqiri i saj, ndërmarrësi Ardian Hoxha, ngjarja filloi së pari me një sesion motivues, ku Z. Hoxha ndau këshilla dhe procese konkrete e më se të nevojshme për të nisur rrugëtimin drejt suksesit. Duke u bazuar nga përvoja personale sipërmarrëse, si dhe nga folësit motivues e librat e shumtë të kësaj fushe që e inspirojnë dhe motivojnë Z. Hoxha, të rinjtë prezent patën mundësinë të përfitojnë shumë njohuri nga mënyra e organizimit dhe prezentimit të këtyre mësimeve të jashtzakonshme.

Ngjarja vazhdoi me pjesën e dytë, ku Z. Hoxha ftoi në skenë bashkëfolësit e tij, njëherit edhe sipërmarrës të suksesshëm në industritë e tyre përkatëse: Fisnik Ismaili, Kujtim Gjevori dhe Valon Canhasi, ku shpalosën shumë këshilla rreth rrugëtimit të suksesit dhe hapave drejt një të ardhme të suksesshme.

Përgjatë një bashkëbisedimi dinamik mes z. Hoxha dhe z. Ismailit, themelues i Karrota, ky i fundit tha se ndër arsyet e suksesit të tij është fakti që ka zgjedhë punën dhe profesionin që e ka dashur, dhe kur e gjeti atë, e lejoi që ajo punë, profesion, ta mbysë.

Mirëpo bashkëbisedimet theksuan edhe prezencën e rreziqeve e sfidave të shumta. “Kam rrezikuar të filloj biznesim tim me ‘zanatin’ që nuk ka ekzistuar para 10 viteve, dhe nuk e di a do të ekzistoj në 10 vitet e ardhshme”, tha ndër të tjera Valon Canhasi, CEO i Hallakate.

E pavarësisht kësaj, të gjithë bashkëfolësit u pajtuan se përcaktues i suksesit është të mos heqësh dorë, dhe se ndonjëherë rrugëtimi drejt suksesit është edhe më i thjeshtë se sa mund ta mendojmë. Sipas Kujtim Gjevorit, CEO at Scampa & Managing Partner at Powerpack LLC Kosovo, fillimi drejt suksesit nis nga të qenurit i papunësuar në të punësuar.

Ngjarja përfundoi me një sesion interaktiv mes audiencës dhe bashkaëfolësëve, ku temat e ngritura u trajtuan më thellësisht dhe personat prezent kërkuan këshilla për rrethanat e tyre apo të përgjithshme e prezente në shoqërinë tonë.

Ngjarja ‘Are You a Champion of Success?’ do të vazhdojë muajin tjetër në një qytet të ri. Ndiqni rrugëtimin tonë për t’u bërë pjesë e saj!

 

Për më shumë informata ndiqni kanalet sociale në vijim:

Facebook: ArdianRHoxha

Instagram: ardianhoxha

Artikull i sponzorizuar