LAJMI I FUNDIT:

Përmbledhje nga dita e parë e ‘Prishtina Max Fest 2023’

Përmbledhje nga dita e parë e ‘Prishtina Max Fest 2023’

“Prishtina Max Fest 2023” tashmë ka filluar, është bërë e ditur qysh para fillimit të saj se ky festival madhështor jo komercial do të përfshijë të gjitha grupmoshat.

Nga 7 deri më 9 maj në sheshin më të ri “George Bush” në Prishtinë, po ndodhin shumë gjëra për t’ju përcjellë shumë argëtim dhe emocion tek ju, me shumë aktivitete për fëmijë, surpriza, mega koncerte me super-yjet dhe mbi 50 përfaqësues të hoteleve nga Turqia, Dubai dhe Egjipti për të informuar qytetarët e Kosovës nga afër për gjithçka rreth hoteleve dhe sezonit veror 2023.

Festivali më i mad jo komercial në Kosovë do të vazhdojë të jetë i hapur ende duke filluar nga ora 10:00-23:00 në sheshin “George Bush” në Prishtinë.

Ditës së 7 majit i priu programi madhështor i përgatitur enkas për fëmijët, në anën tjetër përderisa fëmijët ishin duke u argëtuar me palaqon, maskotat e ndryshme, duke bërë ngjyrosjen e fytyrës dhe duke vazhduar më pas me vallëzime dhe koncert posaçërisht për ta dhe shumë lojëra dhe aktivitete të tjera, qytetarët po informohen vazhdimisht nga përfaqësuesit e hoteleve dhe stafi i Max Travel në lidhje me hotelet, për të bërë rezervimet e pushimeve.

I gjithë ky program i menduar dhe realizuar deri ne detajin e fundit nga Max Travel dhe Komuna e Prishtinës për fëmijët filloj qysh ne mëngjes për të vazhduar deri në ora 18:00.

Dita e parë e Prishtina Max Fest nuk mbaroi ende.

Mbrëmja e 7 majit kulmoi kur në skenën gjigante te sheshi “George Bush” arriti Bardhi me plotë 45 minuta performancë të jashtëzakonshme para dhjetëra mijëra qytetarëve, koncerti i organizuar nga Max Travel në kuadër të Prishtina Max Fest vazhdoi me divën Elvana Gjata ku dhuroi për të gjithë të pranishmit një një super energji me hitet e saj ndër vite për 45 minuta.

Vlen të theksohet se energjia e pa pashtershme e këtij koncerti gjatë tërë mbrëmjes ishin Fisnik Zymi e Donika Hyseni.

Ndryshe në koncert sipas statistikave thuhet të kenë qenë prezent rreth 15,000 persona.

“Prishtina Max Fest” ende me ju në sheshin “George Bush” me panair e koncerte edhe për 2 ditë të tjera.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori