LAJMI I FUNDIT:

Përmbajtje në kohët në kohët e terrorit

Përmbajtje në kohët në kohët e terrorit

Sa afër mund ta mbrojnë transportuesit kompakt një veutrë të vogël…? Një pyetje që tingëllon e ҁuditshme. Kur të dielën Franҁesku udhëtoi me një golf për në meshën përmbyllëse të ditës së 31-të botërore të rinisë, as që dukej ky papa-mobil disi ndryshe. Në ҁdo qoshe ngjesheshin pas saj transportues plot truproja me gjyzlykë dielli ose me vështrim të zymtë ndaj makinës së Franҁeskut. Po ai? Kishte hapur nga pas djathtas dritaren, kishte zgjatur krahun, shijonte flladin e udhëtimit, përshëndeste herë pas here, Franҁesku në tur.

Ҫarëdolloj frikërash u artikuluan, u diskutuan ose u folën nën zë para takimit botëror rinor të katolikëve. Pas Parisit dhe Brukselit, Nices dhe Munihut, pas kaq shumë sulmeve të tjera të përgjakshme. Dhe Franҁesku? Para udhëtimit të tij të parë drejt mëse një milionë pjesëmarrësve në sheshin e festës ai shkoi jashtë planit në kishën e afërt, u lut për viktimat e terrorit, për fundin e terrorit. E pas kësaj hapi dritaren e makinës


Këtë mund ta konsiderosh naive. Ati i shenjtë di të flasë e të lutet mirë… Porm, ai dëgjoi në Krakov, në mënyrë aq direkte sa thuajse asnjë politikan i nivelit botëror, përshkrimet tronditëse të të rinjve nga Siria. E pyetja që ata shtronin ishte: „Ku është Zoti, nëse ai ekziston…” Por Franҁesku vendos një theks tjetër: kundër panikut, kundër urrjetjes së re. “Ne nuk duam ta mposhtim urrejtjen me më shumë urrejtje!” (“Përshëndetje media sociale!”, mund të mendosh në mënyrë intuitive.)

E këtu mund të shtrosh pyetjen, ҁfarë eventi ishte ky në Krakov. Në një qytet të madhësisë mesatare qarkullon një masë njerëzish gjashtë apo shtatë herë më e madhe se në një stadium futbolli, e në ceremoninë përmbyllëse 20 herë më e madhe, pa pasur as edhe një herë të vetme ndonjë përleshje (e këtë mund ta thuash me gojën plot pas Kampionatit Europian të Futbollit). Shumica e njerëzve madje qarkullon duke kënduar, gjithmonë me durim. Eh…! Sa shumë të rinj, e po aq shumë edhe të moshuar kanë ardhur në „ditën botërore të rinisë”. Ata besojnë në një botë pa kufij. Ajo nuk duhet ndarë. Ky mbetet një provokim.

Që ky takim në kohë të tilla të pasigurta u kthye në një festë, në një masë të madhe kjo i dedikohet polakëve të përzemërt. Krakovi si qytet, madje i gjithë rajoni u vu në shërbim të veprimtarisë gjashtë ditore. Një qytet qendroi në heshtje për këmbësorët dhe ata që udhëtonin me biҁikleta. Autoritetet polake të sigurisë u kujdesën me një prezencë të madhe miqësore forcash për sigurinë, ashtu siҁ është e nevojshme sot për një veprimtari të tillë.

Por Krakovi ishte më shumë. Qindra mijëra të rinj të pakontrollueshëm nëpër rrugë, mbi një milionë duke festuar në një fushë… Kësisoj ky është edhe një sinjal ndaj botës: tronditja, paniku, fundi i stiilt të deritanishëm të jetesës, edhe muret e barrierat e e reja – të gjitha këto janë fitorja e parë ndaj terrorit.

Në trend

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Kalo në kategori