LAJMI I FUNDIT:

Përleshje në mes nxënësve shqiptarë dhe maqedonas në Kumanovë

Përleshje në mes nxënësve shqiptarë dhe maqedonas në Kumanovë

Një rrahje ka ndodhur ndërmjet nxënësve shqiptarë dhe maqedonas në Kumanovë, me ç’rast disa nxënës shqiptarë kanë rrahur një maqedonas, i cili ka qenë duke pritur autobusin për të ikur në shtëpi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nëna e Stefanit të rrahur, për TV Telma thotë se djali i saj ka pranuar tre ditë terapi ndaj dhimbjeve, pastaj ka qenë në psikolog e psikiatër dhe se tani nuk dëshiron të dalë nga shtëpia nga frika, duke apeluar që ky të jetë rasti i parë dhe i fundit.


Pas këtij rasti, është rritur niveli i sigurimit në shkollën ”Tolli Zordumis”, kurse SPB e Kumanovës do të caktojë një person kujdestar për periudhën kur nxënësit vijnë dhe dalin nga shkolla, ndërkaq në këtë shkollë mësojnë 300 nxënës maqedonas dhe 200 shqiptarë./Telegrafi/