LAJMI I FUNDIT:

Përleshje në kufirin greko-maqedonas, furgoni i policisë përplas një refugjat

Përleshje në kufirin greko-maqedonas, furgoni i policisë përplas një refugjat

Emigrantët e bllokuar në kufirin greko-maqedonas janë përplasur sërish me forcat policore, pasi një furgon policie përplasi një refugjat. Ata kanë nisur të hedhin gurë dhe sende të forta në drejtim të autoriteteve, ndërkohë që këta të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, situata nuk u përshkallëzua, por personi që u përplas nga furgoni u dërgua menjëherë pranë mjekëvë të kampit. Më herët, policia greke u përpoq të bindë sot emigrantët që të mos bllokojnë shinat e trenit.


Megjithatë, negociatat nuk patën sukses. Emigrantët shprehen se nuk kanë ndërmend që të largohen nga kufiri greko-maqedonas, pasi kanë sakrifikuar çdo gjë për të mbërritur në Evropën Perëndimore. Situata në kampin e Idomenit vijon të mbetet e rënduar në kushtet kur rreth 12.000 emigrantë prej javësh kanë qëndruar në rrethana mjaft të vështira.

Qeveria greke ka ngritur qendra të posaçme strehimi për azil-kërkuesit duke vendosur edhe në dispozicion autobusë për transportin e tyre. Por pavarësisht kësaj, refugjatët refuzojnë të transferohen. Ata thonë se bllokimi i hekurudhës është shpresa e tyre e fundit. Azil-kërkuesit shprehen se në rast se do të largohen nga hekurudha askush nuk do të kujtohet më për ta.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori