LAJMI I FUNDIT:

Përleshje në Kaçanik, arrestohen shtatë persona

Përleshje në Kaçanik, arrestohen shtatë persona
Foto: Ilustrim

Shtatë persona janë arrestuar në Kaçanik, pas një përleshjeje që kishte ndodhur në rrugën “Ismail Raka”.

Policia ka njoftuar përmes komunikatës se tre persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Kaçanikut për shkak të lëndimeve trupore që pësuan nga përleshja.

Rasti është iniciuar si, lëndim i rëndë trupor, dhënie e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale dhe kanosje.

“Më datë 29.11.2022 rreth orës 12:30 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në Qendrën Emergjente në Kaçanik tre persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të lëndimeve trupore që kishin pësuar nga një përleshje në rrugën ‘Ismail Raka’ në Kaçanik”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.

Më tej në njoftim thuhet se “policët e rendit e më pas edhe hetuesit policor menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet”.

“Nga informatat e para është mësuar se pas një përleshje, tre persona L.Q ( M/K) i moshës 19 vjeçar , M.B ( M/K) i moshës 37 kishin pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa SH.B ( M/K) rreth 20 vjeçar kishte pësuar lëndime të rënda trupore nga një mjet i mprehtë (thikë), nga persona të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet Golf me targa vendore. I lënduari SH.B për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prshtinë”.

Policia thotë se pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren , policia e stacionit në Kaçanik ka arritur që të arrestojë 7 persona, të cilët i ka shoqëruar në stacionin e policisë. Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari A.P (M/K) i moshës 15 vjeçar është ndaluar në mbajtje për 24 orë, ndërsa L.B ( M/K) i moshës 20 vjeçar , A.L ( M/K) i moshës 22 vjeçar dhe A.B ( M/K) i moshës 42 vjeçar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë. Në procedurë të rregullut hetimore janë liruar N.TH ( M/K) i moshës 16 vjeçar, D.T (M/K) i moshës 15 vjeçar dhe V.B ( M/K) i moshës 17 vjeçar.

Nga kjo ngjarje janë iniciuar rastet “Lëndim i rëndë trupor, dhënie e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale dhe kanosje”. /Telegrafi/