LAJMI I FUNDIT:

Përleshje fizike mes dy grupeve te “Kafet e vogla” në Prishtinë

Përleshje fizike mes dy grupeve te “Kafet e vogla” në Prishtinë

Një përleshje mes dy grupeve ka ndodhur  në orët e mbrëmjes në Prishtinë tek “Kafet e vogla”.

Rastin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i policisë së Kosovës.


“Me datë 20.07.2020 rreth orës 20:40 kemi pranuar informaten se në Rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë është duke ndodhur një rrahje në progres, Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka evidentuar disa dëshmi lidhur me rastin”, ka thënë Hoxha, transmeton Telegrafi.

“Bazuar në informacionet fillestare të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, targat e të cilit janë të ditura per Policinë dhe njësitet kompetente policore janë duke kryer hetime intensive për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar të involvuar ne këtë incident”, ka thënë Hoxha. /Telegrafi/