LAJMI I FUNDIT:

Përleshje fizike në Prishtinë, lëndohen disa persona

Përleshje fizike në Prishtinë, lëndohen disa persona
Foto: Ilustrim

Tre persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë, pas një rrahje masive që ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, rasti ka ndodhur në ora 17.10 dhe aty janë përfshirë disa persona, disa prej të cilëve kanë pësuar lëndime trupore.


“Policia ka pranuar një informatë për një rrahje në Prishtinë. Njësitë policore shumë shpejt iu kanë përgjigjur informatës dhe me të arritur në lokacion kanë hasur në dy persona të lënduar, njëri i lindur më 1991 dhe  tjetri më 1978, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, dhe sipas tyre pas një mos marrëveshje të njëjtit janë sulmuar nga disa persona të dyshuar”, ka thënë Hoxha për KosovaPress.

Njësitë relevante Policore të Stacionit Policor Jugut në Prishtinë dhe Njësia për Reagim të Shpejtë e PK-së në Prishtinë gjatë intervenimit kanë ndal uar tre persona të rinj të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në polici për intervistim.

Rasti është në proces të hetimit dhe pas sqarimit të rrethanave të plota të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori