Përleshen dy persona mes vete në Obiliq, bëhen për spital


Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se është përleshur me një person tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:25, në Obiliq.
Tutje bëhet e ditur se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë).
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se është përleshur me viktimën mashkull kosovar. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë). Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë”, thuhet në raport. /Telegrafi/





































