LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Sa herë duam të hedhim hapa para, të pyesim vetën çka do të mendonte Adem Demaçi

Kurti: Sa herë duam të hedhim hapa para, të pyesim vetën çka do të mendonte Adem Demaçi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore për nder të veprimtarit dhe intelektualit, Adem Demaçi, që organizohet nën patronatin e kryeministrit.

Në pesëvjetorin e vdekjes së tij, Kurti potencoi se figura e Adem Demaçit duhet kujtuar gjithmonë.


Kurti tha se Adem Demaçi edhe pas luftës vazhdoi të ishte një adresë e rëndësishme reference dhe një mendje prej të cilës të gjithë prisnin mendim.

“Unë kisha fatin të isha sekretar i tij në zyrën e UÇK-së në lagjen Tophane të Prishtinës. Aty isha dëshmitar dhe nxënës i atij njeriu që gjatë jetës pafund herë e ka parë vdekjen dhe ka qeshur me rrezikun dhe që me gjithë qenien e tij është angazhuar për lirinë e Kosovës. Edhe pas luftës, Adem Demaçi vazhdoi të ishte një adresë e rëndësishme reference dhe një mendje prej të cilës të gjithë prisnin mendim. Sa herë që shoqëria dhe shteti ynë ishte në udhëkryq, ne kthenim kokën drejt tij për të pyetur çfarë mendonte ai për këtë apo për atë. Por, që nga 26 korriku i vitit 2018 më nuk e kemi këtë drejtues. Megjithatë edhe më tutje sa herë duam të hedhim hapa para në motivet tona, ne shqiptarët gjithmonë ja vlen ta pyesim veten dhe njeri tjetrin çfarë do të mendonte për këtë Adem Demaçi, ndërsa për të marr përgjigje duhet t’i kthemi veprave të tij të shkruar”, tha Kurti.

Kryetari i shoqatës se ish të burgosurve politik, Shefki Sadiku derisa ka kujtuar veprimtarinë e tij, shtoi se argumenti që gjithnjë e përdorte ai ishte bashkimi për idealin e popullit dhe jo për vetveten.

“Në mesin tonë kemi ish të burgosur politik të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të Adem Demaçit që në vitet e 60-ta, por më të moshuarit nuk i kemi të pranishëm, megjithatë, kemi të burgosur politik të gjallë sot të cilët kanë kaluar 100 vjeteshin me të cilët ka pas kontakte Adem Demaçin… Demaçi e përdorte një argument: ‘Ne duhet të bashkohemi për idealin e popullit, jo për vetveten…’ Porosia e tij mbet edhe sot. Jemi para një krize politike me fushën nacionale. Sot i kemi të burgosur në Gjykatën e Hagës, qoftë me apo pa fajin tonë, por të bindur jemi që ata njerëz janë të pafajshëm të gjithë, sepse disa herë Adem Demaçi e ka thënë se UÇK asnjëherë nuk ka bërë krime, sepse nuk kemi qenë të edukuar të bëjmë krime”, tha Sadiku.

Ndërsa, vajza e Adem Demaçit, Abetarja, tha se sakrifica e atyre që dhanë për liri duhet kujtuar gjithmonë nga secili br

“Të gjithë ata që e vlerësojnë Adem Demaçin si udhërrëfyes se si duhet të fitohet liria, dhe po ashtu gjithë ata që vlerësojnë njerëzit që sakrifikuan vetën për të mbështetur idenë e tyre do të jenë në gjendje ta shohin dritën në fund të tunelit, sepse ata po e vlerësojnë sakrificën e popullit tonë. Andaj, kjo duhet patjetër të ju përcillet gjeneratave të reja, që ata ta njohin historinë si bazë për të shkuar përpara. Me punë të vazhdueshme dhe të bashkuar ne mund të qëndrojmë të gjitha sfidave dhe do të arrimë cakun tonë që është sovraniteti i plotë dhe shtrirja e vendit”, tha Demaçi.

Gjithashtu, përmes poezive, veprave letrare, e baladave u kujtua veprimtaria e veprimtarit dhe intelektualit, Adem Demaçi./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori