LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet etnografja Margaret Hasluck

Përkujtohet etnografja Margaret Hasluck
Margaret Hasluck

Më 18 tetor 1948, ndërroi jetë studiuesja skoceze Margaret Hasluck, e lindur si Margaret Masson Hardie Hasluck.

Pas diplomimit në Universitetin Aberden, ajo i vazhdoi studimet pasuniversitare të thelluara Kembrixh dhe shkollën në Britanike të Athinës.


Hasluck është etnologjia dhe etnografja e një pjese të madhe të kulturës ballkanike, me studime të shumta në vendet si Greqia e Turqia. Stacionimi i fundit i saj ishte në Shqipëri ku është pritur përzemërsisht si nga figura të rëndësishme të kohës, por edhe nga vetë shteti shqiptar.

Malësorët shqiptarë (foto: Margaret Hasluck)

Pushtimi i Shqipërisë dhe largimi i britanikeve nga terreni shqiptar, do të sillte largimin e saj drejt Athinës. Të gjendur para zhvillimeve të reja, britanikët rikontaktojnë me agjenten e tyre FANY (First Aid Nursing Yeomanry) të cilën e kishin përdorur më parë në Athinë, në vitet 1914-1916, të jepte ndihmesën pranë seksionit D dhe më pas në trajnimin e seksionit të SOE-së për Shqipërinë në Kajro, në vitin 1943.

E lidhur shpirtërisht me Shqipërinë, Hasluck i ndjeku me vëmendje lëvizjet politike pas vitit 1944 ku edhe ka korrespondenca me drejtuesit e kohës por letrat dhe këshillat e saj nuk u vlerësuan aspak.

Studiuesja u nda nga jeta në Dublin, duke lënë për studiuesit një mori veprash, por edhe studime në terren mbi fushën e inteligjencës të cilat ende nuk janë zbuluar për publikun e gjerë.

Mes dokumenteve që AQSH-ja ruan në arkiv është një vizatim ku pasqyron përshkimin e saj për Shqipërinë dhe një peizazh të skicuar me laps.