LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet dëshmori Abaz Thaçi

Përkujtohet dëshmori Abaz Thaçi

Në Prishtinë sot është mbajtur akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së heroit, Abaz Thaçi.

Akademia u organizua nën kujdesin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes”.


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për veprën e heroit Abaz Thaçi, tha se ai vjen nga një familje patriotike dhe se ai dha gjithçka për çlirimin e Kosovës.

“Ishte prej ushtarakëve më aktivë dhe më të afërt me ushtarët shqiptarë kudo që shërbenin. Kur shpërthyen luftërat në ish-Jugosllavi, Abazi me shokët këshilluan ushtarët që të largoheshin nga luftërat e tjera që nuk kishin nevoje të qëndrojnë. Kudo që ishte Abazi, malli për atdheun për Drenicën, për Kosovën, bëri që ta braktisë perëndimin për t’iu bashkuar luftës për çlirimin e Kosovës. Dijen e marrë e vuri në shërbim të Kosovës”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, tha se Abaz Thaçi ishte një ushtarak që vinte nga një familje patriotike.

Ndërsa, Arbër Thaçi, nipi i heroit, tha se citoi fjalë nga ditari personal i heroit: “Çdo pikë gjaku do ta jap që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur dhe populli të jetojë sa më mirë”.

Ndryshe, Abaz Thaçi ka rënë më 16 maj 1999. Ishte pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Në vitin 2016, presidentja Atifete Jahjaga kishte ndarë Urdhrin Hero i Kosovës për Abaz Thaçin, i njohur si Bjeshka-1. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori