LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet 29-vjetori i masakrës së Malishevës

Përkujtohet 29-vjetori i masakrës së Malishevës

Me rastin e 29 vjetorit të masakrës së Malishevës, sot janë bërë homazhe në vendin e rënies, përkatësisht në pllakën e ngritur për dy të vrarët, Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku, si dhe janë bërë homazhe në varrezat e tyre në Malishevë dhe Bubavec, njkofton kumtesa nga Komuna e Malishevës.

Homazhe kanë bërë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga kabineti qeveritar komunal, kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, i shoqëruar edhe nga anëtar të kuvendit, ish drejtuesit e komunës në vitin 1990.


Më 30 janar të vitit 1990, një ditë pas protestës së madhe në Malishevë, forcat policore kanë shtënë mbi popullatën e Malishevës, ku janë vrarë Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku, ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë në Malishevë dhe në katër drejtimet, në hyrje dhe dalje të Malishevës.

Ngjarja e 30 janarit të vitit 1990, është një prej ngjarjeve që shënon edhe kthesë të madhe në institucionet e asaj kohe, pasi për herë të parë është bërë një reagim dhe kundërshtim nga ana e institucioneve, lidhur me vrasjen e qytetarëve të pafajshëm nga regjimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori