Ndonëse nuk është e qartë se si ka mundur të ndodh një gabim i tillë, ka të tillë që mendojnë se porosia mund të jetë bërë edhe duke u bazuar në përkthimin përmes “Google Translate”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një rast kur stafi i kuzhinës së ekipit olimpik të Norvegjisë, në vend se të porosiste 1500 vezë, ka bërë porosinë për 15000 të tilla.


Gjithsesi, sipas tyre, për fat të mirë, vezët e porositura tepër i kishin dërguar në një supermarket që ishte afër.

ff2 1

Ndërkohë ka të tillë që kanë thënë se gjuha koreane ka një mënyrë tjetër të numërimit, gjë që ka mundur të ndikonte në gabimin e bërë. /Telegrafi/