LAJMI I FUNDIT:

Perks: Shëndetësia dhe arsimi në Maqedoni janë në gjendje të vështirë

Perks: Shëndetësia dhe arsimi në Maqedoni janë në gjendje të vështirë

Shefi i OSBE-së në Maqedoni Benjamin Perks në intervistë për televizioni “1Tv” tha se beson se nevojiten reforma në vend për të parandaluar përkeqësimin e arsimit dhe shëndetësisë në vend.

“Ne jemi të shqetësuar për gjendjen e fëmijëve në Maqedoni për sa i përket shëndetit, arsimit, mbrojtjes sociale. Ky është i vetmi vend në rajon me shkallën më të lartë të vdekshmërisë tek të sapolindurit, ndërsa arsimi po bie. Janë të nevojshme reformat që të parandalohet ky përkeqësim dhe vendi t’i arrijë vendet e tjera të rajonit”, tha Perks.

Sipas tij, arsyeja për këtë situatë është sepse vendi po i kushton më shumë vëmendje gjeopolitikës dhe më pak arsimit dhe kujdesit shëndetësor.

Ai thotë se qeveria ka ndërmarrë disa hapa në drejtim të reformave, por se nevojitet kohë për të parë rezultatet.

“Ka një paketë reformash intensive që filluan vitin e kaluar. Tani ekziston një plan për “çdo fëmijë të porsalindur”, në përpjekje për të zvogëluar rrezikun e vdekshmërisë dhe përkeqësimin e shëndetit tek të porsalindurit dhe nënat. Në arsim filloi zbatimi i disa masave, mbrojtja e fëmijëve është përmirësuar, ne shohim më shumë lehtësira të reja për fëmijët me aftësi të kufizuara, kështu që ka reforma, por nevojitet më shumë kohë për të parë rezultatet në shëndetësi dhe arsim”, tha Perks./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori