Komuna e Malishevës, në kuadër të përkrahjes në fushën e bujqësisë, sot i ka përkrahur bletarët, me mjete konkretizuese për bletë.
Numri i bletarëve të përkrahur është 153 bletarë, aq edhe sa kanë aplikuar, ndërsa janë përkrahur me mjete, varësisht nga numri i bletëve që i kanë.
Në shpërndarjen e këtyre mjeteve për bletarë, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Blegtori dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, të cilët edhe i kanë uruar bletarët përfitues.
“Ne po përpiqemi që ta përkrahim sektorin e bujqësisë, përfshi edhe bletarinë, edhe pse nevojat janë shumë më të mëdha se mundësitë që kemi, por brenda këtyre mundësive, jemi duke bërë të pamundurën. Ju i gëzofshi këto mjete, dhe uroj që të kemi sa më shumë prodhim”, tha kryetari Begaj, gjatë shpërndarjes së mjeteve për bletarët, sipas kumtesës për media.
Ndërsa drejtori Hoxha, ka bërë të ditur, tha se “edhe kjo përkrahje për bletarët, sikur edhe përkrahja në të gjitha fushat e bujqësisë, bëhet me qëllim të përkrahjes dhe stimulimit të bujqve, fermerëve e bletarëve, që të merren me bujqësi, në këtë rast të merren me kultivimin dhe rritjen e bletëve, që tregu ynë të ketë vetëm prodhime vendore”. “Kjo nuk është as përkrahja e parë dhe nuk do të jetë as e fundit, pasi ne në vazhdimësi do të mundohemi që t’iu dalim në krah bletarëve dhe bujqve në përgjithësi, pasi bujqësia është prioritet mbi prioritete”, tha drejtori Hoxha. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës