LAJMI I FUNDIT:

Perime të furrës

Perime të furrës

Përbërësit për gjashtë persona:

* 660 gr lulelakër jeshile
* 500 gr bishtaja dhe karota
* 3 lugë margarine
* 2 lugë kaçkavall të grirë
* Kripë
* Piper


Për beshamelin

* 3 luge margarine
* 4-5 luge miell
* 1 kg qumësht
* 1 arrë e grirë
* 2 vezë
* 1 filxhan djathë
* kaçkavall i grirë

Përgatitja

Ziejmë perimet në tenxhere me presion dhe i lëmë derisa të pinë të gjithë ujin dhe më pas i hedhim margarinë përsipër.

Për beshamelin

Në një tenxhere hedhim margarinën, miellin dhe i përziejmë. Hedhim qumështin e nxehur me përpara, derisa të përftohet një krem. E lëmë kremin për disa minuta në zjarr dhe hedhim arrën e grirë, vezën, kripën, piperin dhe djathin e grirë. Vendosim lulelakrën jeshile rreth një enë balte. Mbushim qendrën me bishtajat dhe karotat, hedhim përsipër beshamelin, djathin kaçkavall dhe e fusim në furrën e nxehur në 220 gradë për 30 minuta.