LAJMI I FUNDIT:

“Përgjithmonë kanavacë”

“Përgjithmonë kanavacë”

Piktori Ardian Devolli ka hapur ekspozitën personale, “Përgjithmonë kanavacë” në Galerinë “Kalo”. Në 20 tablo sjell portrete dhe peizazhe. Për herë të parë, ai ekspozon një vepër politike, që ka në qendër eksodin e shqiptarëve – nga viti 1991 deri në ditët tona.

Devolli sjell në ekspozitë dramën e tij shpirtërore, por edhe shqetësimet që ai ndesh çdo ditë. Veprat e tij karakterizohen edhe nga një analizë e thellë psikologjike.


“Këtij vendi i iku liria, rinia. Ne mbetëm si kufoma, duke qenë thjesht një gjurmë e historisë, asgjë më shumë. Këtë ide e kam pas qëkur ndodhi gjëma e madhe, ishte e domosdoshme për mua”, thotë ai. /Report TV/