“Nëse nesër betohem dhe më urdhërojnë atëherë jam i detyruar t’i vras të gjithë” është kjo një nga përgjimet e zbardhura nga policia italiane, bisedë e realizuar mes 4 xhihadistëve nga Kosova të arrestuar ditën e djeshme, të cilët planifikonin një sulm në urën Rialti në zemër të Venecias, transmeton Shqiptarja.
Në një tjetër përgjim njëri prej tyre shprehej se duke vendosur një bombë në Venecia e duke vrarë të pafetë fitonte parajsën.
Ditën e djeshme policia italiane asgjësoi një celulë xhihadistësh të cilët planifikonin të sulmonin Venecian.
Të arrestuarit shqiptarë nga Kosova janë Fisnik Bekaj 24 vjeç,Dake Haziraj 25 vjeç dhe 27 vjeçari Arjan Babaj dhe një djalë minoren.
Ata sipas të dhënave ishin frymëzuar nga sulmi terrorist ne Londër si dhe kishin shfaqur shenja të qarta radikalizimi por ajo që alarmoi autoritete italiane ishin pikërisht përgjimet.
Madje gjatë konferencës për shtyp prokurori e përshkroi celulën të rrezikshme.
Frika e sulmeve terroriste dhe të dhënat se luftëtarët e huaj sidomos nga Ballkani kanë shtrirë veprimin e tyre në Itali ka vendosur në alarm autoritetet italiane.
Xhihadistët të integruar në Itali, punonin si kamarierë
Sikurse u raportua edhe ditën e djeshme të rinjtë ishin integruar në jetën sociale në Venezia, madje dy prej tyre punonin edhe si kamarier. Ndërsa Fisnik Bekaj 24-vjeç më parë kishte shkuar në Siri dhe pas kthimit kishte kaluar edhe në Kosovë.
Kosovarët entuziastë për sulmet në Londër
Mediat italiane raportojnë se pas atentatit në Londër në 22 mars, grupi nga Kosova ishte dëgjuar të shpreheshin në telefon shumë të entuziasmuar.
Autoritetet prej kohësh ishin në kërkim të këtyre personave dhe kishin mbledhur të dhëna se disa prej tyre kishin si qëllim të shkonin në Siri dhe të luftonin me ushtrinë islamike. Por sulmi terrorist në Londër dhe komentet entuziaste i detyruan hetuesit të ndërhynin menjëherë.
Arrestimet u kryen një ditë më parë ndërsa policia kreu 12 kontrolle në tri banesa të ndryshme, ku zbuloi se të rinjtë kishin shkarkuar materiale nga interneti sa i përket luftimeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare