LAJMI I FUNDIT:

Përgjimet: Europol i dorëzon Shqipërisë listën e policëve me SKY e EncroChat, bashkëpunojnë me grupet kriminale

Përgjimet: Europol i dorëzon Shqipërisë listën e policëve me SKY e EncroChat, bashkëpunojnë me grupet kriminale

Forca goditëse ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit të përfshirë në aktivitet kriminal është shtuar gjatë vitit të fundit, duke shënuar rritje cilësore në krahasim me vitet e shkuara.

Hetime të njëpasnjëshme të SPAK nxorën në pah rastet kur drejtori i Operacionales ishte bërë pjesë e një grupi kriminal që kryente vrasje me pagesë, kur shefi i komisariatit të Kurbinit lëvizte në makinë me një nga personat më të kërkuar për trafik kokaine, apo kur oficerë të lartë policie dhe shefa krimesh, hynin në databazat e policisë dhe Interpolit për të vjedhur informacione aty, të cilat i ndanin me grupin e Ervin Matës dhe Erzen Breçanit që kryente trafik ndërkombëtar droge.


Ndihma e ndërkombëtarëve në dhënien e indicieve për këto raste, ka ardhur pas zbardhjes së komunikimeve në “SkyECC” në vitet 2019-2020 në Francë dhe Belgjikë, duke nxjerrë në pah detaje që i kanë tronditur të gjithë.

Referuar statistikave, policë të arrestuar ka pasur më shumë në periudhën janar-nëntor 2022. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga 134 efektivë vitin shkuar, në raport me 69 që u arrestuan përgjatë këtij viti.

Megjithatë, pjesa më e madhe e arrestimeve të kryera nga  AMP gjatë vitit 2022, ishin goditje të rasteve të paligjshmërisë në nivelin zbatues, kryesisht ryshfeti i vogël, tejkalimi i kompetencave apo shpërdorimi i detyrës në nivele të ulëta, pra vepra penale me një marzh dënimi dhe rrezikshmëri të ulët.

I vetmi rast që vlen të përmendet për vitin e shkuar ishte arrestimi me shumë bujë oficerit të Operacionales, Jeton Lami, mbi dyshimet se kishte dijeni për zhdukjen e Ervis Martinajt, por edhe ky rast u shfry në “shpërdorim detyre”.

SPAK tregoi “dhëmbët” në 2023-shin, aty ku nisi gjahu për nivelin drejtues të përzier dhe bërë njësh më krimin.

Numri një i Forcës së Posaçme Operacionale, Oltion Bistri, deri më tani është niveli më i lartë i goditur nga SPAK këtë vit, pasuar nga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, apo së fundmi edhe shefi i krimeve të komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni dhe oficerja e Drejtorisë së Kufirit, Jonida Babameto.

Burime nga SPAK konfirmojnë se në hetim janë një numër i konsiderueshëm policësh të tjerë, për të cilët shumë shpejt nuk do të kursehen sërish prangat. E vetmja pyetje që ka mbetur është: Kush e ka radhën?

Për këtë çështje Europol ka organizuar një takim pak javë më parë një takim me përfaqësues të SPAK dhe Ministrisë së Brendshme, ku janë ndarë shqetësime dhe informacione në lidhje me punonjës të policisë shqiptare që kanë rezultuar përdorues të platformave të koduara dhe të implikuar në bashkëpunim me grupet kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë, në disa vende të BE-së.

Të dhënat e marra nga Europol me sa duket janë kthyer menjëherë në çështje penale në Shqipëri, pasi edhe zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, konfirmoi se arrestime të tjera do të ketë në radhët e policisë.

“Kjo nuk do të thotë që në nivel policor në të mos bëjmë punën tonë. Ne do të ezaurojmë çdo mjet, çdo mundësi të mundshme për të lidhur ura komunikimi, për të ndjekur, gjetur dhe arrestuar dhe vënë para përgjegjësisë penale çdo kënd, i cili i ka llogaritë e hapura me shtetin shqiptar”, tha Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

Ministri i Brendshëm tha të premten, teksa prezantonte drejtuesin e ri të AMP-së, Florian Sulejmani, se të gjithë efektivët e policisë do të duhet të plotësojnë një formular ku të deklarojnë nëse kanë përdorur “SkyECC” apo “Encrochat” dhe nëse rezultojnë të tillë, do të mbajnë përgjegjësi. Një tjetër formë për t’iu shmangur filtrit është edhe ulja nga detyrat drejtuese, e cila i shmang nga vetting-u. Por, Balla bëri me dije se kush shmang vetting-un do të largohet menjëherë nga Policia./Shqiptarja

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori