Gjatë takimit me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump u tregoi gazetarëve se çfarë i tha Vladimir Putin në telefonatën e tyre dje, në lidhje me përgjigjen e Moskës ndaj sulmit të Ukrainës në aeroportet thellë brenda Rusisë.

"Ata shkuan thellë në Rusi dhe ai [Putin] në fakt më tha se nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të sulmojmë bazuar në këtë, dhe ndoshta nuk do të jetë e bukur", shtoi  ai.


"Nuk më pëlqen, thashë mos e bëni, nuk duhet ta bëni, duhet ta ndaloni", theksoi presidenti amerikan, transmeton Telegrafi.

Trump vazhdoi duke thënë se "ka shumë urrejtje" midis dy palëve, por ai mbetet optimist për mundësinë e një marrëveshjeje armëpushimi.

Ai i referohet armëpushimit midis Indisë dhe Pakistanit, dhe thotë "do të doja të bënim të njëjtën gjë me Ukrainën dhe Rusinë".

"Në një moment do të ndodhë, besoj se kjo është e vërtetë", shtoi ai. /Telegrafi/