LAJMI I FUNDIT:

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, projektet e reja për kryeqytetin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja për kryeqytetin, në lidhje me përgatitjet për lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

Ai në një deklaratë të dhënë për Telegrafin gjatë “Kosova Business Forum”, i cili u mbajt këtë javë theksoi nevojën për prezantimin e projekteve madhore që sjellin mundësi për partneritet publiko-privat.


“Ky forum është shumë i rëndësishëm për kryeqytetin si dhe përgatitje për lojërat Mesdhetare të cilat do të mbahen në vitin 2030… 2030 është nesër, edhe pse janë gjashtë vite të gjata, por fluturojnë shpejt. Për këtë arsye edhe e kemi pa me rëndësi të madhe që kryeqyteti me i prezantu projektet madhore, të cilat kanë mundësi për partneritet publiko-privat. Pra, të ndërlidhemi edhe me sektorin privat, me investitorë të huaj nga diaspora…”, ka thënë Rama.

Sipas tij, projekte të tilla do të ndihmonin në zhvillimin e infrastrukturës së kryeqytetit dhe do të përmirësonin cilësinë e jetesës për qytetarët.

Rama ka sqaruar nevojën për një stacion modern të autobusëve dhe të tjera ndërtime të rëndësishme që do të ofrojnë vlera të shtuara për qytetin, si fshati Olimpik, unaza e kryeqytetit dhe projekte të tjera të mëdha.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, /Foto: Ridvan Slivova/

“Për shembull neve na duhet një stacion modern i autobusëve, të cilat sot nuk i kemi. Mirëpo, kemi një mundësi të madhe aty, për shkak se kryeqyteti ka pronë të tokave, të cilat munden me u zhvillu edhe me na ndihmu, dhe si rezultat me zhvillu stacionin e autobusëve. Me zhvillu pjesë të ndryshme të fshatit Olimpik, me zhvillu unazën e kryeqytetit e projekte tjera madhore, të cilat i vyejnë kryeqytetit e që janë të ndërlidhura njëra me tjetrën.

Për shembull edhe projekte tjera, si parkingjet nëntokësore përreth unazës së brendshme që mundësojnë transformimin e kryeqytetit në një qytet që mundemi me ec mirë e sh’lirë. Në një qytet të shëndetshëm, të gjelbër i cili edhe është i ndërlidhur me ‘Sustainable design goal’, pra me këtë agjendën 2030 sipas Kombeve të Bashkuara. Pra, që t’ju paraprijmë këtyre gjërave si kryeqytet dhe të jemi liderë në krijimin e vlerës shoqërore”, theksoi i pari i kryeqytetit.

Duke folur për sfidat e trafikut që ballafaqohet kryeqyteti, Rama ka vënë në dukje nevojën për zgjidhje të qëndrueshme përfshirë linjat e dedikuara për transportin urban, autobusë të rinj, dhe shtimin e kombi-busëve elektrikë.

“Absolutisht që po, për këtë arsye po them që është më se e nevojshme që kryeqyteti ta ketë unazën e kryeqytetit, që kryeqyteti të ketë shkollat ku aty qytetarët të jetojnë. Pra, edhe në periferi, që të kenë qendra mjekësore familjare, që të kenë mundësi, për shembull, të punojnë edhe të jetojnë në një zonë pa pas nevojë për me vozitë me makinë, që të kemi linjë të dedikume për transport urban, që të kemi autobus të rinj, të cilët vetëm se tash i kemi 30 të rinj që po na vijnë.

Jemi në negocim edhe për 50 kombi-bus të tjerë elektrikë. Pra, të gjitha këto janë më se të nevojshme për transformimin e kryeqytetit dhe zgjidhjen e problemit që e kemi me trafik”.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe biçikletat si një mjet transporti alternativ, përfshirë një plan për shtimin e tyre përmes partneriteteve publiko-privat.

“Pikërisht tash kemi edhe biçikletat. Biçikletat e para vetëm se kanë arrit për herë të parë në kryeqytet. 100 të tilla do të instalohen, mirëpo kemi tash me partneritet publiko-privat, po them me iniciativë edhe të bizneseve private me shtu numrin, po ashtu edhe me pru edhe mundësi tjera si skuterë, pra skutera elektrikë… po shohim edhe modalitete tjera të sistemeve transportuese, të cilat do t’i prezantojmë më vonë, se si Prishtina mundet me benefitu prej të gjitha këtyre mundësive të shumta për transformim, sepse ne nuk duhet t’i frikësohemi densitetit. Pra, është informatë e mirë që qytetarët prej vendeve të ndryshme të Kosovës e të regjionit kanë dëshirë me ardhë dhe me punu me jetu në kryeqytet”, tha ai.

Rama tha se në dy-tre muajt e ardhshëm, Prishtina do të ketë një sistem të ri të biçikletave për përdorim publik.

“Po mendoj që në pranverë, pra shumë afër, pra një kohë, një periudhë kohore, ndoshta jo më larg se dy-tre muaj, do t’i kemi në përdorim biçikletat në kryeqytet”, tha ndër të tjera i pari i kryeqytetit, Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori