Përgatitja e bakllavasë nga pastiçierët më të mirë nga Shqipëria dhe Kosova në “Prishtina Gastronomy Festival”
Njëra prej ëmbëlsirave që pëlqehet shumë nga qytetarët në Kosovë është bakllava. E, pikërisht këtë ëmbëlsirë kishin vendosur ta përgatisin për mysafirët e Festivalit të Gastronomisë në Prishtinë, dy pastiçierët, Arianit Hasangjekaj nga Kosova dhe Jakup Bibi nga Shqipëria.
Për vizitorët e “Prishtina Gastronomy Festival”, ata treguan recetën për përgatitjen e bakllavasë, me pak përbërës.
Arianit Hasangjekaj tregoi reçetën e gatimit të ëmbëlsirës që prejardhjen e ka nga Lindja e Mesme.
“Për ta përgatitur bakllavanë na duhen këta përbërës, pesë kokrra vezë, miell, pakëz krip dhe ujë. Fillimisht e marrim enën që kemi me i bërë bashkë përbërësit. I vendosim vezët në enë, ato është mirë të jenë në temperaturë të ambientit, jo të ftohta. Pastaj sipër vezëve do të vendosim ujin. Masa e ujit është 600 mililitra, 15 gram kripë dhe në fund e vendosim miellin. Mielli preferohet të jetë me sa më shumë proteina dhe gluten”, tregoi ai.
Ndërsa Jakup Bibi, pastriçieri nga Shqipëria, tregoi mënyrën e përzierjes së përbërësve dhe si të fitohet brumi homogjen i bakllavasë.
“I peshojmë të gjithë përbërësit së bashku dhe i vendosim për përpunim në mikser për disa minuta, derisa të formohet brumi homogjen, i cili është edhe shumë i lehtë për t’u shkëputur nga mikseri”, tha ai.
Sipas Arianitit, pasi të fitohet brumi që dëshironi, i njëjti duhet të lihet të pushojë për 10 deri në 15 minuta.
“Në momentin që e shikojmë se produkti është gati, do ta lëmë të pushojë për 10 ose 15 minuta. Bakllavaja duhet të përzihet me turielë dhe asesi me tel. Brumin e fituar do e ndajmë në pjesë të barabarta përafërsisht 50 deri në 80 gramë për një masë. E ndajmë në pesë pjesë brumin, e hapim në një masë të vogël dhe do t’i mbulojmë me niseshte”, tha ai.
Në përgatitjen e ëmbëlsirës me shijen që të shkrihet në gojë, padyshim sekreti është edhe tek mënyra e hapjes së petëve.
Sipas Bibit, pasi të jenë hapur petët dhe të jenë vendosur në tepsi, të njëjtave duhet t’u hidhet sipër edhe gjalpi i shkrirë.
“Ndërkohë që po përgatitim brumin, në një enë do të vendosim gjalpin për t’u tretur, sepse do të na nevojitet një gjalp i shkrirë. Siç e shihni edhe brumi po thuajse është gati. Masa e brumit është goxha e fortë, që nevojitet të masazhohet edhe pak me dorë. E lëmë të pushojë për disa minuta dhe e mbulojmë me një pecetë të lagur që të mos na thahet sipër”, rrëfen Bibi.
Për ëmbëlsinë e bakllavasë sigurisht që vendimtar është lëngu apo sherbeti, që hudhet në fund të procedurës së gatimit.
“Pasi e kemi vendosur bakllavanë të piqet, ne këtë tavë kam vendosur një litër ujë me dy kilogram sheqer. Pastaj e vendosim të zihet në temperaturë deri në 105 gradë, në mënyrë që të bëhet lëngu (sherbeti) për bakllava”, përfundoi Hasangjekaj.
Për plotë 11 ditë ushqim, muzikë dhe argëtim për të gjitha gjeneratat, për të gjitha grupet, për gjithë shoqërinë, kolegët e familjen, do të ketë në “Prishtinë Gastronomy Festival”. Përveç gatimeve të shijshme nga kuzhinierë të ndryshëm nga trojet shqiptare do të ketë edhe muzikë nga artist të njofur të skenës shqiptare, të cilët do t’i argëtojnë mysafirët e këtij festivali./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025