Në Lausanne të Zvicrës, është përgatitur byreku gjigant nga mishi, që nuk është i ndarë por përbëhet nga një tërësi.

Për të punuar ushqimin tradicional që vendasit e quajnë ‘pate en croute’ janë dashur 40 orë punë intensive, nga një ekip i gjerë kuzhinierësh, transmeton Telegrafi.


Për krijimin e saj janë dashur 27 përbërës të ndryshëm, përfshirë edhe 16 lloje të mishit.

Byreku i gjatë 160 centimetra, ka gjerësi 78 centimetra dhe është i trashë 11 centimetra.

Me peshën prej 86.75 kilogramëve dhe faktit se është i tëri një copë, mund të konsiderohet se është më i madhi i punuar deri më tani. /Telegrafi/

Përgatitet byreku njëcopësh nga mishi qe ka peshen e njeriut mesatar foto 2