LAJMI I FUNDIT:

Përgatitet analiza strukturale e arsimit katërvjeçar teknik në Maqedoni

Përgatitet analiza strukturale e arsimit katërvjeçar teknik në Maqedoni

Një konzorcium ekspertësh ndërkombëtar për reformimin e arsimit katërvjeçar teknik në Maqedoni, ka përgatitur një analizë strukturale, pas disa muajsh punë intensive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, drejtoresha e Qendrës për arsim profesional dhe trajnim, Ajshe Selmani, e ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me institucionet dhe organizatat kreatore të vendeve të punës në tregun e punës.


Sipas kësaj qendre, bashkëpunimi në mes të institucioneve me nam do të mundësojë kuadro përgjegjës, të aftë dhe të përgatitur për përfshirje në procesin e punës dhe uljen e papunësisë./Telegrafi/