LAJMI I FUNDIT:

Përfundon me sukses ngjarja “ARE YOU A CHAMPION OF SUCCESS?” edhe në Gjilan

Përfundon me sukses ngjarja “ARE YOU A CHAMPION OF SUCCESS?” edhe në Gjilan

Ngjarja “Are You a Champion of Success?” u përmbyll këtë të shtunë me sukses, këtë herë në qytetin e Gjilanit.

Ngjarja motivuese e cila grumbulloi rreth 60 të rinj u mbajt këtë të shtunë  në Hotel Astoria, Gjilan. E udhëhequr nga nikoqiri i saj, ndërmarrësi Ardian Hoxha, ngjarja filloi së pari me një sesion motivues, ku Z. Hoxha ndau këshilla dhe procese konkrete e më se të nevojshme për të nisur rrugëtimin drejt suksesit.

Ngjarja vazhdoi me pjesën e dytë, ku Z. Hoxha ftoi në skenë bashkëfolësit e tij, njëherit edhe sipërmarrës të suksesshëm në industritë e tyre përkatëse: Arianit Fazliu, Blin Zeqiri dhe Uta Ibrahimi, ku shpalosën shumë këshilla rreth rrugëtimit të suksesit dhe hapave drejt një të ardhme të suksesshme.

Cilat ishin disa nga këshillat e kampionëve?

Përgjatë një bashkëbisedimi dinamik mes z. Hoxha dhe bashkëfolësëve të cilët ndanë këshillat nga jeta dhe puna e përditshme. Nje ndër këshillat që Arianit Fazliu, CEO i Kutia X ndau me publikun ishte që ndërmarrësit të marrin kohë dhe distancohen nga operimet ditore, në mënyrë që të mund ta shohin ndërmarrjen e tyre prej jashtë me një këndvështrim të ri dhe të zgjeruar.

E pavarësisht kësaj, të gjithë bashkëfolësit u pajtuan se përcaktues i suksesit është të mos heqësh dorë, dhe se ndonjëherë rrugëtimi drejt suksesit është edhe më i thjeshtë se sa mund ta mendojmë. Sipas Blin Zeqirit, CEO i Art House LLC, fillimi drejt suksesit nis “Nga planifikimi dhe organizimi i ditës”.

Për Uta Ibrahimi alpinistja e parë shqiptare që ngriti flamurin e Republikës së Kosovës në Mont Everest, tha se për të vazhdimësia është çelësi i suksesit. Të vazhdosh çdo ditë, çdo herë, është tipari që e dallon një rrugëtim të suksesshëm prej atij jo të suksesshëm.

Ngjarja përfundoi me një sesion interaktiv mes audiencës dhe bashkaëfolësëve, ku temat e ngritura u trajtuan më thellësisht dhe personat prezent kërkuan këshilla për rrethanat e tyre apo të përgjithshme e prezente në shoqërinë tonë.

Ngjarja ‘Are You a Champion of Success?’ do të vazhdojë përsëri në një qytet tjetër të Kosovës. Ndiqni rrugëtimin tonë për t’u bërë pjesë e saj.

Për më shumë informata ndiqni kanalet sociale në vijim:

Facebook: ArdianRHoxha

Instagram: ardianhoxha

Artikull i sponzorizuar