LAJMI I FUNDIT:

Përfundon seanca për dialogun Kosovë-Serbi

Përfundon seanca për dialogun Kosovë-Serbi

Pas tetë orë debatesh, ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku ka raportuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Hoti ka dhënë disa detaje lidhur me dialogun, ndërsa, deputetët e opozitës e kanë akuzuar për mos transparencë dhe shkelje të kushtetutës në rastin e emërimit të Skender Hysenit, si koordinator.


Këtë e ka mohuar vet Hoti.

Seanca u zhvilluar edhe me akuza e kundër akuza në mes pozitës dhe opozitës.

Pak para përfundimit të seancës, Kryeparlamentarja Osmani i ka reaguar kreut të Qeverisë, Avdullah Hoti, pasi thotë se e ka quajtur “të shkretë”.

Osmani i tha Hotit që të ketë kujdes me fjalët që përdorë në Kuvend.

Këtë e ka mohuar Hoti, duke thënë se nuk e kishte me Osmanin.