Ka përfunduar pjesa e tretë e gjykimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në këtë seancë prokurori ka përmendur një deklaratë të dëshmitarit për të cilën ky i fundit ka thënë se ia ka dhënë UNMIK-ut në vitin 2006. Pyetjet pas kësaj kanë vijuar në seancë të mbyllur, meqë prokurori ka thënë se do të bëjë pyetje që mund të nxjerrin identitetin e disa njerëzve të mbrojtur.
Seanca e sotme ku po merr pjesë dëshmitari i parë ka vijuar e mbyllur për disa raste gjatë ditës së sotme dhe në disa pjesë ka pasur redaktim gjatë transmetimit. Ndërkohë për të kuptuar qartë fjalët e dëshmitarit ka qenë mjaft e vështirë për shkak se zëri i tij është modifikuar tej mase.
E pas kthimit në seancë të hapur dëshmitari ka vazhduar dëshminë e tij.
“Aty na kanë dhënë veç nga një copë bukë të ftohtë, bajat, nuk kam mundur me i njoh nuk e di veç deri në 48 orë nuk kemi ngrën bukë hiç, kemi qëndruar pa buke, nuk ka pasur normal se u kanë luftë, nuk ka pas po e di”, ka thënë dëshmitari.
Ndërsa ka shtuar se ishin dy persona të cilët i shoqëronin për dalë jashtë ndërtesës për të kryer nevojat për të cilët tha se nuk e di kush kanë qenë ata.
“Nuk kam pasur mundësi me ditë kush janë ata, na kanë ruajt te dera, nuk kemi guxu as me i këqyr, veç kanë ardhur, na kanë kap, na kanë dërguar deri aty dhe na kanë kthyer, nuk kemi ditë kush është”, ka thënë dëshmitari.
Dëshmitari ka thënë se familja e tij ishte në dijeni për vendndodhjen e tij.
“E kanë parë kur më kanë marrë atë ditë, të parën ditë që më kanë marrë ata dy personat”, ka thënë dëshmitari.
Prokurori ka pyetur dëshmitarin se si është larguar nga ai vend dhe si ka marrë fund ndalimi në Zllashë.
“Kanë ardhur dhe na kanë çel dyert, na kanë thënë kah doni shkoni. Jemi dalë prej Zllashit në drejtim për Prishtinë, atëherë ka pasur shumë refugjatë, shumë njerëz, kemi arrit në atë kolonën dhe kemi shkuar për Prishtinë”, ka thënë dëshmitari.
Sipas tij, të gjithë që ishin në ndalim ishin thirrur me emra për të dalë nga ndërtesa.
Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.
Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.kp/Telegrafi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pogradecari nuk i ikën dot ‘zakonit të vjetër’, përfiton nga amnistia por rikthehet përsëri në burg pasi kreu një vjedhje
Zhduket një grua në Vushtrri
Sulm fizik e me mjete të forta, në vendngjarje gjenden edhe gëzhoja – arrestohen pesë persona në Prishtinë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre