LAJMI I FUNDIT:

Përfundon procedura e shpronësimit për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari”

Përfundon procedura e shpronësimit për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari”

Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë tash e disa vite ka mbetur jashtë funksionimit për shkak të demolimit të tij, por duket se ai do t’i rikthehet normalitetit shumë shpejtë.

Qeveria e Republikës së Kosovës javë më parë ka ndarë 12 milionë euro për rinovimin e tij, derisa tashmë ministri i Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se tashmë kanë përfunduar edhe procedurat e shpronësimit gjë që i hap rrugë nisjes së punimeve për rinovimin e tij.


“Kemi përfunduar të gjitha procedurat e Shpronësimit për Renovimin e Stadiumit të Mitrovicës, “Adem Jashari”. Edhe pse shpronësimi solli vonesa në ecurinë e këtij projekti shumë të rëndësishëm, pas një koordinimi dhe bashkëpunimi të suksesshëm ndërinstitucional, kemi përfunduar të gjitha procedurat e shpronësimit, në mënyrë që Stadiumi i Mitrovicës “Adem Jashari”, më në fund të vihet në rrugën e duhur, kështu që të jetësohet e ta gëzojnë të gjithë qytetarët.”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjithashtu ka marrë vendim për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Gjilan me kosto prej 15 milionë eurosh.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori