Mbi 70 filma, prej tyre shtatë premiera botërore, pesë premiera ndërkombëtare, një premierë evropiane, 19 regjionale dhe 32 premiera kosovare, aktivitete, uorkshope, programe të ndryshme e mbrëmje festive, për një javë e kthyen Prishtinën në adresën e filmit dhe kulturës.
Në katër hapësira të ndryshme, në Teatrin Kombëtar, Kino ABC, kino Armata dhe në kinemanë e hapur në sheshin “ ZahirPajaziti”, qytetarët patën mundësinë të shohin filmat e gjitha programeve garuese dhe jo garuese.
Ndërsa sonte, në Teatrin Kombëtar, me fillim nga ora 21:00, është mbajtur edhe ceremonia përmbyllëse e edicionit të 11 të PriFest.
Mes një konkurrencë shumë të fortë, me filma nga shumë shtete të botës, nga Hong Kongu, e Korea e Jugut, e deri tek Ekuadori e Sh.B.A., dhe shumë shtete të ndryshme të Evropës e rajonit, dhe ajo që na gëzon shumë edhe filma të Kosovës, juria e përbërë nga ekspertë të ndryshëm të industrisë së filmit ka vendosur që fituesit e programeve garuese të PriFest të jenë këta:
Programi garues i filmave Ballkanit – Kinamaja Mjaltë dhe Gjak
- Filmi më i mirë: ‘Streha mes reve’ nga regjisor Robert Budina/ Shqipëri-Romani
- Regjisori më i mirë: MahmutFazilCoskun, për filmin “The Announcement”/ Turqi-Bullgari
- Aktori më I mirë: Arben Bajraktari, nga filmi “Steha mes reve”, Shqipëri
- Aktorja më e mirë: IrenaCahani, nga filmi “Streha mes reve”/ Shqipëri
Programi garues i filmave Evropian
- Filmi më I mirë: ‘Consequences’ nga regjisori Darko Stante/ Slloveni
- Cmimi special i jurisë për aktorin VladimirMishukov, në fiminElephantsCanPlayFootball, nga regjisori MikhailSegal/ Rusi
- Mirënjohje speciale / për Zoe nga filmi ‘The days to come’/ Spanjë
Programi Garues i filmave të metrazhit të mesëm
- Çmimi për filmin më të mirë: ‘Let’s the death be alive’, nga regjisori UrielJaouenZrehen/ Francë
Programi Garues i filmave dokumentar
- Dokumentari më i mirë: ‘BlueBreath’ nga regjisori RodrigoAreias/ Portugali-Finlandë-Francë
- Mirënjohje speciale: Filmi ‘MielEmile’ nga PeterVonHouten/Holandë
Programi garues i filmave studentorë
- Çmimi për filmin më të mirë: ‘ColourCage’ nga DanielReascos/ Ekuador
Çmimi FIPRESCI e fitoi filmi “The Announcement” nga regjisori MahmutFazil, i cili ishte pjesë e programit garues të filmave të Ballkanit.
Juria e mediave çmimin e dedikoi për filmin “The days to come”, nga CalosMarques Marcet, Spanjë, i cili ishte në garë në programin e filmave Europian.
Ndërsa, Juria e pavarur e studentëve, çmimin e dhanë për filmin “Let’s the death be Alive”, nga regjisori UrielJaouenZrehen, i cili ishte në garën e programit të filmave të metrazhit të mesëm.
E filmi më i votuar nga publiku i dedikohet filmit shqiptar “Pranverë e Paharuar në Fshatin e Harruar”, me regji nga Kushtrim Bekteshi/ Maqedoni
Kurse çmimin për programin Green Film Project, i cili është program me karakter garues me temë mbrojtjen e mjedisit, ku këtë vit do të ishte me fokus të veҫant në cilësinë e ajrit, e fiton filmi“Nature”, nga BeatriceShabanaj dhe Verona Berisha.
Gara tradicionale e projekteve ‘BestPitch’ ka projektet fituese. Këtë vit fitues të BestPitch janë:
Çmimi i post-produksionit në vlerë prej 50,000 euro (në shërbime post-produksioni), dhënë nga kompania: ‘IN MY COUNTRY Production’ nga Kosova, i është dhënë projektit GULIZAR, nga regjisorja BelkisBayrak.
Çmimi për Audio-post produksion (foleys) në vlerën prej 10.000 euro në shërbime, dhënë nga kompania: ‘AUDIOHAUS’ nga Maqedonia, i është dhuruar projektit AISHA nga HanisBagashov.
Çmimi monetar tradicional për ‘BestPitch’ në vlerën prej 1.500 euro, që ndahet nga PriFest, e fiton projekti “MyBrother”, nga YulianMalaj dhe HarrisDavas.
Ndërsa, mirënjohjet për arritje jetësore në kinematografi ju dhanë aktorëve MelihateQena dhe SelmanLokaj.
Gjithashtu në ceremoninë e hapjes së PriFest11, çmimi për arritje ndërkombëtare vjetore të kinastit kosovar iu dha aktorit Kushtrim Hoxha.
Këtë vit, anëtaret e jurisë së PriFest 11 ishin: Karin Dix, Daniel Mulloy dhe Eponine Momenceau (Juria e Programit Garues të Ballkanit-Mjaltë dhe Gjak), Claudia Landberger, Armond Morina dhe Vladimir Anastasov (Juria e Programit Garues Evropian), Dieter Weiczorek, Barbara Glebicka Giza dhe Steven Yates (Juria Fipresci), Raymond van der Kaaji, Kushtrim Krasniqi dhe Petar Protic (Juria e Programir të Metrazhit të Mesëm), Barbara De Lorey, Lulzim Zeqja dhe Chris Belloni (Juria e Programit Dokumentar), Adriatik Kelmendi, Rabije Kryeziu dhe Arbër Selmani (Juria e Mediave), Myra Appannah, Fabio Tucci dhe Besmir Bitraku (Juria e Programit Garues të Filmave Studentorë), Dora Xhemajli, Armend Ballazhi dhe Elena Tafa (Juria e Pavarur e Studentëve).
Më një rritje evidente të programit, numrit të mysafirëve dhe shikuesve, PriFest përmbyll edicionin 11.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Është martuar reperja shqiptare, Arta Memedi

Martohet për herë të dytë Fero

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri