Ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta në Pejë.

Kandidati i LDK-së Gazmend Muhaxheri ka marrë më së shumti vota me kusht.

Reklama

Muhaxheri ka marrë 266 vota, derisa kandidati i LVV-së, Gazmend Agusholli që është renditur i dyti ka marrë 113 vota.

I treti është renditur Rrustem Berisha i AAK-së me 86 vota.

Votat tjera që janë në numër shumë simbolik kanë shkuar për tre kandidatët e pavarur.

Sa i përket garës për asamble LDK ka dalë e para, por me një rezultat më të ngushtë me partinë e dytë që ishte AAK.

Reklama

LDK është votuar nga 159 qytetarë, derisa AAK ka arritur të grumbullojë 97 vota.

LVV është renditur si treta sa i përket votave me kushte në Pejë, duke marrë 75 vota.

Reklama

PDK ka marrë 66 vota, ndërsa votat tjera me kusht që janë në numër simbolik kanë shkuar për subjektet minoritare./Telegrafi