LAJMI I FUNDIT:

Përfundon loja shpërblyese në Petrol Company

Përfundon loja shpërblyese në Petrol Company

Kompania e madhe e derivateve Petrol Company, gjatë kësaj vere ka organizuar lojën më të madhe shpërblyese për të gjithë klientët.
Loja ka filluar nga 15 qershori dhe ka zgjatur deri më 15 gusht. Pjesëmarrës të lojës kanë qenë të gjithë klientët të cilët janë furnizuar me derivate në Petrol Company në mbi 30 pikat e shitjes në tërë Kosovën.

Si rregull, për çdo furnizim mbi 10 euro, klienti ka fituar një kupon ku i ka shënuar të dhënat personale dhe ky kupon është dashur të vendoset në kutit që kanë qenë të vendosura në të gjitha pikat. Pas vendosjes së kuponit në kuti konsumatori menjëherë është bërë pjesë e lojës.

“Gjatë kësaj periudhe sa ka zgjatur loja, është kushtuar kujdes maksimal që kuponët mos të keqpërdoren, të gjithë janë kontrolluar dhe monitoruar. Edhe pse ka marrë kohë organizimi dhe kosto ka qenë e lartë, rezultatet janë të mira sepse klientët kanë qenë shumë të interesuar dhe falënderues kompanisë tonë”, ka thënë menaxheri i përgjithshëm Fatjon Selmonmusaj.

Shpërblimet e lojës janë pushimet për çifte në Turqi, televizorë, smartphone, tableta si dhe mijëra litra të derivateve gratis.

Petrol Company njofton të gjithë klientët se shpallja e fituesve do të bëhet të hënën më 21 gusht, drejtpërdrejtë në Televizionin “Dukagjini” në orën 20:30. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar