Përfundon gjykimi për rastin e Almir Aliut, të premten shpallet vendimi
“Nuk e kam pasur të vazhduar licencën gjatë kohës kur e kam punuar ekspertizën por për asnjë moment nuk kam qenë i larguar nga regjistri i ekspertëve në faqen e Ministrisë së Drejtësisë”. Kështu është shprehur eksperti teknik Stoinko Zllatkovski, në seancën e sotme gjyqësore për rastin e Almirit, ku dëshmia e tij është bërë për të dytën herë, pasi që lënda tashmë është kthyer nga fillimi, raporton Shenja.
Në dëshminë e tij para gjykatës, ai e hedh fajin tek institucionet gjegjësisht tek Ministria e Drejtësisë si institucion kompetent për licencë, pasi sipas tij ata kanë lejuar që të krijohet vakum deri në ripërtëritjen e licencës.
“Kërkesa për ripërtëritjen e licencës është bërë, por Ministria e Drejtësisë ka lejuar që të paraqitet ky vakum. Vakum nënkupton kur skadon afati 5 vjeçar i licencës deri te fitimi i licencës së re. Edhe unë edhe fakulteti ku punoj kemi dërguar kërkesë për licencë dhe për këtë e kam njoftuar edhe Byronë për ekspertiza gjyqësore, por ato më kanë thënë ky është problemi jonë, ju bëjeni punën tuaj”.
Mirëpo gjykatësja Maja Deskoska gjatë gjithë kohës përsëriti se eksperti në fjalë gjendet në regjistër të Ministrisë dhe ka figuruar edhe kur i është dhënë detyra për të punuar ekspertizën dhe kjo sipas saj nuk e vë në dilemë ekspertizën e ekspertit teknik. Përveç saj, prokurorja publike Suzana Kusigerska mohoi që ndonjëherë të ketë pasur dilemë rreth licencës së ekspertit.
Gjatë seancës së sotme u thanë edhe fjalët përfundimtare, ndërsa vendimi për të akuzuarit do të shqiptohet më 21 qershor.
Ndryshe, Gjykata Themelore e Kumanovës nuk e a ka pranuar propozimin e palës së dëmtuar dhe të Gjykatës së Apelit, që në rigjykim të mos pranohen ekspertizat neuropsikiatrike dhe ajo teknike pasi që ekspertët nuk kanë pasur licencë valide gjatë kohës kur e kanë kryer ekspertizën.
Ngjarja e kobshme ndodhi në korrik të vitit 2016, ku për shkak të një zënke verbale mes familjes Aliu dhe vëllezërve Iliq, me veturën e markës Mercedes vogëlushi 4 vjeçar Almir Aliu u shtyp për vdekje nga Boban Iliq.
Ndryshe, ligji për ekspertizë thotë:
“Çdo ekspert ligjor ka detyrim ligjor që në afat prej 3 muaj nga data e skadencës së licencës, nga Ministria e Drejtësisë me kërkesë me shkrim të kërkoj vazhdimin e licencës, në të kundërtën pas skadimit të afatit të licencës pushon e drejta e ekspertit që të ushtroj veprimtarinë e ekspertizave deri në marrjen e licencës”./Shenja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe