Përfundon fushata ‘Besa për Kosovën’, 100 pakot e fundit shkojnë në SOS Fshatrat
“Besa për Kosovën – diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19”, fushata e organizuar nga rrjeti i parë i bizneseve shqiptare Fondacioni “BESA” nga Bavaria, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, organizata GERMIN, së bashku me Fondacionin Global Shqiptar, përfundoi me shumë sukses edhe aksionin e fundit të dërgimit të 100 pakove në SOS Fshatrat e Fëmijëve.
“Besa për Kosovën” është fushatë humanitare e cila filloi gjatë muajit prill dhe kishte për qëllim që të ju vijë në ndihmë komunave të ndryshme të Kosovës të cilat ishin në gjendje të rëndë gjatë kësaj kohe, duke ju shpërndarë pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës, me produkte MADE IN KOSOVA. Kjo për të ndihmuar fuqizimin e prodhimit në Kosovë që të marr vetën dhe të ju ofrojë ndihmë familjeve në nevojë.
Nga kjo fushatë u ndihmuan 7 komuna me 1,900 pako, ku 1,900 familje apo diku rreth 7,200 qytetar të cilët ishin në gjendje të rëndë financiare për shkak të pandemisë COVID-19, por edhe 220 punëtorëve në sektorin e prodhimit ju mundësua paga mujore. Komunat të cilat u ndihmuan gjatë kësaj fushate janë Vitia, Kamenica, Vushtrria, Podujeva, Gjakova, Podujeva, Skenderaj dhe në SOS Fshatrat e Fëmijëve.
Jemi shumë falënderues edhe ndaj prodhuesve vendor për mbështetjen dhe ndihmën ndaj familjeve në nevojë ne Kosovë! Faleminderit shumë për Laberion, Floil, Korporata Rugove, Flutra, Finnesa, Qumështorja Vita, Koral Hygiene Products, Happy Wet Wipes, Pi&Ki, Camel, Prince Quick, Ananas Impex, Meka, The North Unicorn – Deppo Market, Evko, që ishit me ne në këtë rrugëtim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre